E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Romi”  Engjëll Agaçi   përfiton 14 milionë lekë për të rikonstruktuar banesën në Roskovec
Lajme

“Romi” Engjëll Agaçi përfiton 14 milionë lekë për të rikonstruktuar banesën në Roskovec

Ish-kryeministri Berisha, nëpërmjet agjencisë së tij “Qytetari digjital”, publikoi një mesazh, sipas të cilit, kryebashkiakja e Roskovecit, “rilindësja” Majlinda Bufi, me fondet dhe punonjësit e bashkisë, po rikontrukton “shtëpinë historike”, ku ka lindur e është rritur, udhëheqësi nr. 2 i “rilindjes” pas Edi Ramës, Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Agr. Ëngjëll Agaçi, ose Anxhelo Agacio, siç e ka  idetitetin avokator në Itali.

Kryebashkiakja Majlinda Bufi, për të maskuar këtë abuzim ligjor e financiar, shtëpinë e Ëngjëll Agaçit, rezulton se e ka futur, në listën e projektit të banesave të Komunitetit Rom, që rikontruktohen nga fondi emergjencave dhe anti-diskriminimit social, që akordon BE, Banka Botërore dhe buxheti shtetit.

Pra, banesa e “agaçëve” dhe vetë “agaçët” që banojnë akoma atje, janë vetë-shpallur qëllimisht dhe në bashkëveprim me kryetaren e bashkisë, janë trajtuar si pjesë e Komunitetit Rom të Roskovecit, për të përfituar rikonstuksionin e plotë të banesës dhe, siç duket në foton e banesës së “agaçëve”, kjo punë ka nisur e po vazhdon, me fondet dhe punonjësit e shtetit (bashkisë).

Sipas faqes zyrtare të qeverisë, Bashkia Roskovec, po zbaton projektin social, me objekt: “Për përmirësimin e kushteve të banimit, për Komunitetin Rom në Roskovec”, me vlerë financimi 13 milionë, 952 mijë e 323 lekë të reja, ose afro 140 milionë lekë të vjetra, me përfitues rikonstruksioni 28 familje rome.

Në listën e 28 famijeve përfituese, bënë pjesë edhe banesa e “agaçëve” e cila, sipas letrave, ka pëfituar afro 14 milionë lekë të vjetra, ose 10% të fondit total, duke u trajtuar si banesë me amortizim të larte.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.