E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Transportonte kanabis nga Shqipëria, arrestohet greku në Igumenicë
Lajme

Transportonte kanabis nga Shqipëria, arrestohet greku në Igumenicë

IGUMENICE

Policia e Sarandës në bashkëpunim me Policisë Kufitare të Igumenicës, anti-drogës dhe policinë greke kanë finalizuar një operacion anti-drogë. Policia bën me dije se u arrestua nga policia helene transportuesi i lëndës narkotike 71-vjeçari nga Athina. Në kuadër të këtij operacionin u sekuestrohen 94 kilogramë e 720 gramë kilogramë Cannabis Sativa.

Policia Kufitare e Igumenicës në bashkëpunim me Antidrogën, kanë marrë njoftim nga Policia Kufitare e Sarandës, se efektivët e Policisë Kufitare Sarandë në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë janë vënë në ndjekje të disa personave që dyshohej se po transportonin lëndë narkotike nëpërmjet kufirit jeshil ku në tokën greke do i priste një automjet.

Rreth orës 08.00 në vendin e quajtur Sajadhe, Igumenicë, Policia Greke ka ndaluar për kontroll mjetin me targa IPA 4427 me drejtues shtetasin grek Panajotis Petropullos, 71 vjeç, banues në Athinë, i cili u arrestua në flagrancë.

Nga kontroll i mjetit u konstatua se kishte ngarkuar lëndë narkotike Cannabis Sativa ku nga peshimi rezulton se lënda narkotike ishte paketuar në 57 pako me peshë 94 kilogramë e 720 gramë.

Vijojnë hetimet e përbashkëta për zbardhjen e plotë të këtij rasti të trafikut të lëndëve narkotike, si dhe për identifikimin dhe kapjen e shtetasve shqiptarë që transportuan me krahë lëndë narkotike nëpërmjet kufirit jeshil.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.