E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Marrëveshje me Ramën për zgjedhje? Përgjigjet Basha: Objektivi ynë kryesor është…
Politikë

Marrëveshje me Ramën për zgjedhje? Përgjigjet Basha: Objektivi ynë kryesor është…

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mohuar se do të ketë një marrëveshje të dytë parazgjedhore me kryeministrin Edi Rama, siç ishte ajo e 18 Majit 2017.

 

“Marrëveshja ka mbaruar me zgjedhje e 26 qershorit”,tha kryedemokrati në emisionin “Zonë e Lirë”.

“Në mënyrën më absolute jo”, iu përgjigj ai pyetjes nga Arian Çani, nëse marrëveshje do të përsëritet në zgjedhjet e ardhshme lokale ose ato të parlamentare.

“Jo vetëm që s’do ketë marrëveshje, por objektivi ynë kryesor, i imi, i Partisë Demokratike dhe i opozitës, është largimi i Ramës nga politika dhe çuara pra drejtësisë”, tha Basha.

“Pse e hoqi Xhafën?”/ Basha flet hapur: Fatmiri është viktimë e një bande, ja çfarë ndodhi brenda PS

I ftuar mbrëmjen e sotme në “Zonë e Lirë”, kreu i opozitës, Lulzim Basha, ka folur për arsyet sipas tij të largimit të ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafës si dhe për atë çka mendon për zëvendësuesin e tij, Sandër Lleshi.

Basha tha se Xhafaj u hoq nga detyra nga Edi Rama, pasi sipas tij, ai nuk e kishte më 100% nën kontroll, siç pritet të ketë Lleshin.

Më tej Basha u shpreh se Xhafaj është bërë viktimë e bandës së tij kriminale, ndërsa shton se arsyeja e largimit të tij ishte prishja e pazareve mes hajdutëve.

5245478

Pjesë nga intervista:

Arjan Çani: Dimë gjë për këtë Sandër Lleshin? Kur i hapet dosja, sepse e them këtë se u mësuam aq shumë… në fillim Saimir, pastaj…

Lulzim Basha: PD nuk është autoritet i dosjeve, dimë që është këshilltar i Ramës. Ministrat janë ekipi politik i vendit. Vijnë si pjesë e një vizioni dhe kanë si qëllim të përmbushin pritshmërinë e kryeministrit dhe të vetes, por ky bën ndryshim nga të tjerët sepse nuk vjen nga politika si gjithë ministrat e tjerë.

Atë që mund të them është që ai është vartës i kryeministrit, vjen pa përgjegjësi politike, është 100% aty si shkak i vullnetit të Ramës.

Kjo përfaqëson plotësisht kapjen e Ministrisë së Drejtësisë nga Rama, nëse me Tahirin ishim 80 me 20, tani është e gjitha në dorë të tij… pas largimit të Xhafës, është dora e Edi Ramës.

Pse e hoqi Fatmirin? Thonë se e ka sharë shumë dhe ai nuk duroi dhe iku…

Përplasje klanesh politike dhe bandash të fuqishme kriminale qëndrojnë pas tyre. Xhafa është pjesë e një klani dhe një bande. Qëndrimi i Ramës është një qëndrim i një njeriu që përpiqet të kufizojë dëmin. Ai mbrojti Dakon, sepse ai, Dako, sot duhej të ishte në burg.

Dako është një njeri i cili e ka bërë të kërcënojë Xhafën…

Çlidhje ka Dako me Xhafën?

Fatmiri, Donika, Veliu dhe një sërë zyrtarësh të lartë, po përdoren në këtë luftë të brendshme pulitke, ku nga njëra anë mbrohet Ministri i brendshëm, dhe nga ana tjetër fillon shpalosja e një dosje tjetër që mund të rrezikojë një njeri tjetër të Ramës. Ai e hoqi Fatmirin se ai nuk ishte 100% nën kontrollin e Ramës, siç do të jetë Sandër Lleshi.

Xhafa është viktimë e një bande ku bën pjesë vetë. Pra është prish pazari i hajdutëve. Rama është kapoja e kësaj organizate.

S’ke frikë nga këto shpifje?

Ai dhe policinë e mendimit të krijojë nuk e mbron dot veten nga e vërteta. Mirë është të mos trembë asnjë, se mua nuk më tremb.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.