E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Meta takon Macron: Marrëdhënie të shkëlqyera mes dy vendeve
Lajme

Meta takon Macron: Marrëdhënie të shkëlqyera mes dy vendeve

Me ftesë të Presidentit të Republikës Franceze Emmanuel Macron, presidenti i Republikës,  Ilir Meta mori pjesë në përkujtimin festiv të 100-vjetorit të Armëpushimit të Luftës së Parë Botërore, të zhvilluar me ceremoni simbolike dhe paradë ushtarake në Harkun e Triumfit në Paris.

Në nisje të këtij aktiviteti zyrtar, ku ishin të pranishëm edhe Presidenti i SHBA, Donald Trump, Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së António Guterres e liderë të tjerë botërorë, Presidenti Meta u prit në një ceremoni shtetërore në Pallatin Élysée nga homologu i tij francez Emmanuel Macron dhe Zonja e Parë Brigitte Macron.

Në takimin që zhvilloi me homologun francez, Presidenti Meta ndër të tjera shprehu vlerësimet për marrëdhëniet tradicionale dhe të shkëlqyera mes dy vendeve tona si edhe theksoi rëndësinë e dinamizmit të tyre. Në takimin me Macron, Presidenti Meta vlerësoi rolin e tij për një Europë më të fortë e më të bashkuar.

Gjithashtu, Presidenti Meta zhvilloi në Paris, një takim të ngrohtë e miqësor me Kryeministrin e Shtetit të Izraelit, Benjamin Netanyahu.

Në këtë takim Presidenti Meta vlerësoi marrëdhënien unike mes popujve tanë në respekt e mirënjohje të historisë si edhe shprehu vullnetin për një marrëdhënie edhe më të ngushtë në të ardhmen mes Shqipërisë dhe Izraelit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.