Durrës/Pasojat shëndetësore nga derdhja në det e ujërave të zeza në shëtitoren “Taulantia”
Denis Nova u kthye nga emigrimi në Itali, rreth një vit më parë. Pasioni për zhytjen e shtyu të hapte një Qendër Zhytje, ku ofroi gudia nënujore dhe trajnime për të apasionuarit e këtij sporti. Pas liçencimit, qendra u vendos në shëtitoren “Taulantia”, si një prej pikave turistike të qytetit. Derdhja e ujërave të zeza aty pranë, e zvenitën ëndërrën e 34 vjeçarit. Pas problemeve teknike e shëndetësore, Nova në shtator të këtij viti e mbylli qendrën e zhytjes.
“Angazhimi ishte per te promovuar turizmin por problemi ishte se kushtet e ujit dhe ndotja per personat qe jane fillestar ne kete lloj atraksioni nuk ishte e mundur se zona ishte e ndotur. nje turist qe vjen ka deshire te zbuloje keto objekte antike qe jane muret rrethuese te dikurshme dhe ti tregojme ujerat e ndotura me fekale nuk eshte dicka e bukur”, u shpreh Denis Nova në një intervistë për projektin Durrësi aktiv për një bregdet të pastër të mbështetur nga Lëviz Albania.
Edhe këtë sezon veror, qytetarët që frekuentuan plazhin e Vollgës dhe të Currilave, u përballën me riskun e marrjes së sëmundjeve të lëkurës, por edhe të infeksioneve të brendshme që shkaktohen nga kontakti me ujërat e ndotur që derdhen në det të patrajtuara.

Mjekja Blerta Gjoni theksoi ne nje interviste për Durrësi aktiv për një bregdet të pastër se, “sëmundjet më të shpeshta qe mund te ndodhin gjate kesaj periudhe te frekuentimit te plazhit ne kontakt me ujerat e zeza jane infeksionet bakteriale te lekures, infeksionet mykotike. Kap të gjitha grupmoshat, edhe fëmijët, edhe moshat e rritura dhe ato që vuajnë edhe nga sëmundjet e tjera duke qene se sistemi imunitar eshte më i ulët pasi sistemi mbron dhe lufton semundjen paresore. Nese I bashkengjiten dhe semundje te tilla situata rendohet dhe ngadalesohet procesi I permiresimit,.
Peshkatarët që nuk shkojnë shumë larg bregut, gjuajnë për peshk pranë kanaleve që derdhin ujëra të zeza të papërpunuara. Gjallesat detare, po aq sa njeriu janë të ekspozuara ndaj ndotjes nga ujërat e zeza.
Drejtori i EcoAlbania, hidrobiologu, Olsi Nika u shpreh se, “një ndryshim i tille ne keto parametra do beje zhdukjen e peshqeve. Do kete rritje te numrit te bimeve algave. nje nga indikatoret eshte dhe sallata e detit qe aty ka shkarkime. Barishtja e detit eshte nje lloj I kercenuar dhe me I rendesishem ne te gjith mesdheun sepse eshte kontributor I clirimit te oksigjenit qe mundeson jeten e gjallesave ne uje dhe me shkarkimet urbane eshte I destinuar te zhduket”.

Fëmijët janë më të rrezikuarit nga sëmundjet në plazhet ku derdhen ujërat e zeza, për shkak të sistemit imunitar të dobët dhe larjes së tyre pranë bregut, ku gjendet edhe sasia më e përqendruar e elementëve përbërës të ujërave të zeza.
Doktoresha Blerta Gjoini thekson se, “aty kemi mbetje detyrimisht keto mbetje krijojne infeksione te lekures kryesisht infeksione me natyre bakteriale stafilokoksi dhe streptokoksi. Shenjat qe mund te shfaqen tek personat e tille mund te jene shenja me elementet e te skuqurave te fryhen te krijohen fllucka dhe perhapen ne vende te tjera duke qene se nuk kapen qe ne fillimet e para kur kane elementet e kruerjes ajo mund te kaloj ne nje situate akoma me te shprehur ne siperfaqen e lekures”.
Ndërsa zhytësi, Denis Nova shprehet se, “gjate aktivitetit qe une ushtroja aty familja ime ishte me pushime ne shqiperi dhe benin plazhin ne currila dhe mori nje infeksion otite nga veshi dhe u detyrova ta nisja ne itali sepse ketu antibiotiket ishin te pafuqishem”.

Agjencia Kombëtare e Mjedisit mbledh të dhëna përgjatë vitit mbi cilësinë e larjes në ujërat bregdetare. Në hyrjen e shëtitores “Taulantia”, pranë plazhit të Vollgës, nuk ka stacion monitorimi për cilësinë e ujit të detit. Kështu Ujësjellës Kanalizime Durrës dhe bizneset derdhin të papërpunuara ujërat e zeza në det, duke mos u kontrolluar nga asnjë institucion shtetëror niveli i ndotjes që ata shkaktojnë.
Mjekja Blerta Gjoni shton se, “këto ujëra nuk kanë arsye te frekuentohen per plazh dhe nese njerzit jane te vetedijshme qe keto ujera nuk kane garanci nga institucionet duhet te evitojne pranine e tyre per te bere plazh ne keto zona”.
Në kuadër të projektit “Durrësi aktiv për një bregdet të pastër”, mbështetur nga Lëviz Albania, iu drejtuam institucioneve që sipas ligjeve në fuqi janë përgjegjëse për situatën. Inspektoriati Shtetëror i Shëndetësisë na informoi pas një kërkese për të drejtë informimi, se nuk ka kryer inspektim për shkarkimet e ujërave të ndotura në zonën e Shëtitores “Taulantia” dhe plazhin e Currilave.

“Iniciuesi i procedimit për këtë problematikë është institucioni i Drejtorisë Rajonale të Shëndetit, më pas janë institucionet e tjera, pjesë e të cilëve është dhe Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor”, theksohet në përgjigjen e ISHSH-së.
Por Drejtoria Rajonale e Shëndetit Durrës u përgjigj zyrtarisht se nuk ishte në kompetencën e institucionit të saj, duke na drejtuar tek Inspektoriati i Mjedisit.
Sipas bashkisë Durrës, Inspektoriati i Mjedisit është përgjegjës për vendosjen e tabelave informuese për cilësinë e ujit të larjes në bregdet. Inspektoriati mohoi zyrtarisht që të kishte për detyrë vendosjen e tabelave informuese për zonat e ndotura në bregdet, ku ndalohet larja.
Mjekja Blerta Gjoni shpjegon se “njerëzit mund te pine nje pjese te ujrave gjate kohes qe bejne zhytje dhe rritet rrisku jo vetem semundjet e lekures por edhe gastenterriktet ku eshte me I larte ne temperaturat e larta verore qe sjell temperatura bark te vjella etj”.
Pasojat e mungesës së informacionit mbi pjesët e bregdetit të ndotura nga ujërat e zeza, i ndiejnë pushuesit dhe ata si Denis Nova, që zhyten në këto ujëra duke mos u njohur nga institucionet përgjegjëse për pasojat shëndetësore.
“Kam disa koleget e mi qe praktikojn zhytjen ne ate zone dhe me ka thene njeri qe ka marr infeksion ne daullen e veshit dhe ka qendruar 2 muaj pa u zhytur ne uje”, shprehet Denis Nova./Faktor
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



