E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arrestohet shpërndarësi i dhunshëm i kokainës në clubet e Tiranës
Lajme

Arrestohet shpërndarësi i dhunshëm i kokainës në clubet e Tiranës

Një shpërndarës kokaine u arrestua nga Policia e Tiranës, i cili tregonte lëndën narkotike në doza, në lokalet e natës në kryeqytet.

183 gramë kokainë dhe tre thika u sekuestruan nga policia e Tiranës e cila vuri në pranga poseduesin e lëndës narkotike. Operacioni i koduar “Stok” u realizua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Numër 2.

Policia kishte marrë informacion nga burime të ndryshme se 43-vjeçari Saimir Rexha, me banim në Tiranë, merrej me veprimtari të kundërligjshme në fushën e narkotikëve, duke shitur Kokainë. Sipas policisë, shpërndarja bëhej në sasi të konsiderueshme (100-200 gramë) me porosi, e destinuar për t’u shitur në lokalet e natës në Tiranë.

Në bazë të këtyre informacioneve rreth orës 19.30, në rrugën “Marko Boçari”,  është ndërhyrë dhe nga kontrolli i ushtruar në trup, 43-vjeçarit i është gjetur një qese me 183.2 gramë “Kokainë”.

Gjithashtu nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij janë gjetur dhe tre thika.

Policia thotë se materialet procedurale do ti kalojnë Prokurorisë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndeve narkotike” , “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja  pa leje e armëve të ftohta“. Po ashtu ndaj tij rëndon edhe akuza e dhunës në familje, pasi bashkëshortja e tij ka bërë kallëzim për dhunë fizike dhe psikologjike të ushtruar ndaj saj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.