E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vendimi historik për zgjedhjen e deputetëve nga baza, Basha merr mbështetjen e deputetëve britanikë
Politikë

Vendimi historik për zgjedhjen e deputetëve nga baza, Basha merr mbështetjen e deputetëve britanikë

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka pasur një takim sot me përfaqësues të Partisë Konservative Britanike të partisë së kryeministres Theresa May në pushtet, nga të cilët ka marrë mbështetje për vendimin historik të PD-së, zgjedhjen e kandidatëve për deputetë nga baza.

Në një deklaratë për mediat, Basha tha sot:

“Dua të falenderoj z. David Jones, kryevlerësuesin e Komitetit të Vlerësimit të kandidaturave për anëtarë të parlamentit britanik si dhe z. Mathju vikers, kandidat për parlamentit britanik, të dërguar këtu nga partia konservatore, partia jonë simotër në Britanië e Madhe.

Basha tha se e ka njohur me iniciativat e demokratëve shqiptarë dhe ato janë vlerësuar: “Siç e dini, prej prillit, PD ka miratuar në statusin e saj, një proces për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë, i cili e kalon vendimarrjen tek anëtarësia e PD dhe ka vendosur garancitë që kandidatët të jenë njerëz me integritet personal, me vlera të larta morale dhe me përkushtim ndaj vlerave të demokracisë, lirisë, shtetit të së drejtësës, respektit për vlerat njerëzore.

Sot shoqëria është në krizë, se parlamenti është mbushur me persona që nuk kanë shpesh asnjë lidhje me partitë, si psh asnjëhërë anëtarë të PS dhe janë përfaqësus të bandave. Kjo duhet të marrë fund dhe PD po vepron në dy drejtime: me ligjin e dekriminalizimit, me propozimin tonë për vetingun e politikanëve.

Pra, PD do të imponojë në skenën politike një standart europian.”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.