E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zgjedhjet në PD, ja kush do të mund të votojë për kryetarin e ri
Lajme

Zgjedhjet në PD, ja kush do të mund të votojë për kryetarin e ri

Pas 3 javësh anëtarët e PD-së do të votojnë për të zgjedhur kreun e ri të partisë. Pikërisht lista e anëtareve dhe databaza ka qenë edhe një nga kushtet që kundërshtarët e Lulzim Bashës kishin vendosur që të hynin në garë.

Sot dy nënkryetarët, Edi Paloka dhe Edmond Spaho kanë sqaruar edhe këtë fakt.

Databaza e partisë krijohet dhe administrohet në përputhje me statutin e PDSH. Neni 13/1 përcakton detyrimin e mbajtjes së Regjistrit elektronik dhe pika 2 e këtij neni thotë: “Rregullat e hollësishme për formatin e regjistrit, administrimin, dhe aksesimin e tij përcaktohen me vendim të Kryetarit të Partisë.
Në vendimin e dy nënkryetarëve të partisë për hapjen e garës për Kryetarin e PDSH përcaktohet se në votim do të marrin pjesë vetëm ata të cilët janë anëtare të PDSH-së deri në datën 28 qershor 2017.
Që nga data 28 qershor 2017 në PDSH nuk ka pasur dhe nuk do të ketë anëtarësime të reja deri sa të përfundojë procesi i zgjedhjes së kryetarit të saj.
Listat e anëtarësisë administrohen sipas statutit dhe rregullave të përmendura më sipër. Çdo degë e PDSH-së ku do votohet për Kryetarin e PDSH do marrë në avancë në përputhje me vendimin e Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale kopje të listës së anëtarësisë të Degës së saj të cilën ajo e disponon edhe në Degë.
Listat e votimit sipas përcaktimeve në statut do administrohen nga komisioni i votimit i cili kryesohet nga Kryetari ose Sekretari i Degës dhe anëtarë të tjerë që i zgjedh Kryesia e Degës. Çdo kandidat do të ketë vëzhgues në çdo komision votimi.
Çdo Degë e PDSH administron databazën e anëtarësisë së saj. Çdo ndryshim në Databazën në qendër bëhet vetëm me kërkesën zyrtare të Degës shoqëruar me dokumentacionin e plotë të anëtarit që shtohet apo largohet.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.