“Basha fitoi 13 milion euro për pallatin e vjehrrit”, ja përgjigjja e Ramës: Kjo qeveri…
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës në Parlament i ka kërkuar banorëve të Unazës së Re, që nëse duan të dëmshpërblehen atëherë këto para t’ia kërkojnë Lulzim Bashës.
Sipas Ramës, Basha fitoi 13 milion euro për pallatin e vjehrrit në Vlorë, por ato para s’ka për ti marrë nga kjo qeveri.
“Ka kryeqytet, por ka edhe Bashkim, Kujtim, Pal, Agron, Edmond edhe patjetër ka edhe Ramazan!
Të gjithë këta i bashkon tufa e kadrinjve të PD-LSI-së, bashkë me kadrinjtë e paekspozuar nga Ylli Kadriu, te Andi Kadriu, deri tek Qim Kadriu, të gjithë bashkë.
100 Fshatra, themi ne, por kemi 100 zaptues atje në Unazën e re, 100 vetë. Duan, jo shtëpinë ata, se nuk është punë shtëpish fare, s’duan shtëpi për të futur kokën ata, ata duan të kenë fshatin e tyre te Unaza e Re, me ligjet e tyre, me rregullat e tyre, sipas mendjes së tyre.
Për qendër fshati kanë zgjedhur rrethrrotullimin e Shqiponjës. Dalin te qendra ata. Çfarë ju duhet atyre se janë, në fakt, te hyrja e qytetit? Dalin te qendra me flamurin amerikan, se ata kanë zbuluar Amerikën të shtrati i Unazës së Re dhe tani do mbrojnë Amerikën e tyre nga indianët si puna jonë, që duam të hyjmë e të dalim në vendin tonë, në kryeqytet, në vendin tonë! Do e mbrojnë ata Amerikën nga indianët! Ne jemi indianët. 1 milionë indianë të ardhur nga Tropoja, të ardhur nga Kukësi, të ardhur nga Saranda, të ardhur nga Tepelena, të ardhur nga e gjithë Shqipëria dhe këtu autoktonë si puna e Xhemalit, ne të gjithë jemi indianë.
Shkoj unë në Surrel sa të dua, katunar Tirone jam, por jam indian. Janë këta amerikanët e Unazës së Re, që do transformojnë Shqipërinë nga një vend indianësh, në Amerikë. Më i forti fiton. Kush zapton jo vetëm që triumfon, por por mos t’i afrohesh se do dëmshpërblim 100%. Kush do t’i dëmshpërblejë? Indianët pra, do punojnë indianët. Do punojnë gjithë ata që punojnë.
Do punojnë mësuesit, infermierët, mjekët, ushtarakët, diplomatët, punonjësit e administratës, do punojnë bizneset, do punojnë kamerierët, do punojnë kuzhinierët, do punojnë të gjithë, do paguajnë taksa që amerikanët e Unazës së Re të mbajnë lart flamurin dhe duke zbatuar Kushtetutën e Amerikës të mbajnë armë për çdo shtëpi, gati për t’ia kthyer indianëve me zjarr, në rast se këta guxojnë të thonë: Hapni rrugën ore.
O Ramazon, hapni rrugën, mos shko mbas Lulit. Ose merrjani Lulit? 13 milionë i ka dhënë gjykata, kjo qeveria nuk ja jep. Po jua dha juve, ne bëjmë vendimin dhe merrjani Lulit. Luli do dëmshpërblim 100%”, tha Rama.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



