E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Çlirimi/ Opozita e ndarë, Kryemadhi: Nderime për dëshmorët e LANÇ, i dhanë por…
Politikë

Çlirimi/ Opozita e ndarë, Kryemadhi: Nderime për dëshmorët e LANÇ, i dhanë por…

Lëvizja Socialiste për Integrim ka zhvilluar sot homazhet në Varrezën e Dëshmorëve në nderë të festës së 29 Nëntorit, Çlirimit të Shqipërisë.

 

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi dhe eksponentët e kësaj force politike kanë vendosur buqeta me lule pranë Monumentit “Nëna Shqipëri”.

 

Opozita është ndarë edhe këtë vit për festën e 29 Nëntorit, pasi LSI ishte e vetme gjatë homazheve.

Në fjalën e saj para mediave, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi tha se: “Do doja që në emër të LSI, nëpërmjet këtij ceremoniali, ku vendosim kurorat çdo vit, respektojmë dhe të nderojmë dëshmorët e Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare, të gjithë ata djem dhe vajza që sakrifikuan jetën e tyre për çlirimin e tyre, për  ta renditur Shqipërinë si një vend fitues, në luftën kundër nazifashizmit.

Nderimi ynë ndaj këtyre djemve dhe vajzave është më e pakta që mund të bëjmë për  ta sepse ata janë të cilët i dhanë çdo gjë Atdheut të tyre dhe nuk i morën asgjë.

Prandaj nderimi i LSI-së për ta do të jetë pafundësisht, jo vetëm thjesht  në një ditë ceremoniale por do të jetë pafundësisht duke i kujtuar ata, duke i vlerësuar ata dhe duke i vendosur ata në historinë e shqiptarëve, të cilët e kanë të domosdoshme për t’jua kujtuar herë pas here, sepse ka pasur me qindra dhe me mijëra vajza, të rinj e të reja që kanë dhënë jetën për çlirimin e Shqipërisë. I kanë dhënë Shqipërisë dhe nuk i kanë marrë asgjë asaj”.

Kryemadhi-homazhet1

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.