E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VIDEO/ Kundër çmimit të naftës, protestuesit përleshen me policinë në Paris, dhjetëra të arrestuar
Bota

VIDEO/ Kundër çmimit të naftës, protestuesit përleshen me policinë në Paris, dhjetëra të arrestuar

Autoritetet e rendit në Francë kanë hedhur gaz lotjesjellës dhe ujë në drejtim të protestuesve në Paris, të cilët tentuan të thejnë kordonin në sheshin Champs Elysee.

Për më shumë se dy javë, protestuesit të veshur me “jelekët e verdhë” kanë bllokuar rrugët e Francës, kundër taksës kontraverse të naftës, për të cilën presidenti Emmanuel Macron, ka deklaruar se do ta shtyjë përpara.

Një javë më parë, mijëra protestues, të cilët janë pa lider, janë organizuar përmes rrjeteve sociale dhe kanë kthyer Champs Elyseenë në zonë lufte me policinë.

“Jemi të brengosur se grupe të vogla të protestuesve që nuk i takojnë “lelekëve të verdha” do të infiltrohen për të luftuar me forcat e sigurisë”, tha Denis Jacob, sekretar gjeneral i Policisë.

Autoritetet deklaruan se rreth 5,000 forca të shtuara policore do të qendrojnë në rruget e Parisit për të kontrolluar protestën.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.