E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Efektivi i FNSH-së humb armën e shërbimit, dyshimet e para për ngjarjen
Lajme

Efektivi i FNSH-së humb armën e shërbimit, dyshimet e para për ngjarjen

Gramoz Spahiu, efektiv i Forcave Speciale të Ndërhyrjes së Shpejtë ka humbur armën e shërbimit.

Mësohet se efektivi Spahiu e ka evidentuar humbjen e armës së shërbimit në fshatin Pronovik të qytetit të Poliçanit,pranë Repartit të Zjarrëfikësve.

Megjithatë, ende nuk dihet ende nëse efektivi Spahiu thjesht e ka humbur armën apo ja kanë grabitur.

Denoncimin ai e ka bërë 2-ditë më parë në policinë e Skraparit. Spahiu është 48-vjeç dhe jeton në fshatin Mbrakull të Beratit.

“Më datë 30.11.2018, ka bërë kallëzim shtetasi G.S,vjeç 48, banues në fshatin Mbrakull se në fshatin Pronovik Poliçan i ka humbur arma e shërbimit. Materialet u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për vlerësim”, njofton policia.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.