Projekti i Unazës së Re, flet Lame: Ndërtimet në këtë zonë i lejoi PD
Drejtori i ALUIZNI-t, Artan Lame ka folur për ndërtimet në Unazën e Re, gjatë mbledhjes së Komisionit për Veprimtaritë Prodhuese këtë paradite.
Lame është shprehur se “Legalizimi i Unazës nga pikëpamja formale dhe legalizimet e bëra në kohë janë të rregullta dhe se nga pikëpamja morale janë 49 legalizime të bëra në korrik- shtator 2013, pra që kishin lënë vulën pa u formuar qeveria e re”.
Gjatë komisionit u prezantua edhe projekt-ligji për Kadastën dhe Kalimin e Pronësisë. Lame tha se procesi 24-vjeçar i regjistrimit të pronës jo vetëm që ka qenë difektoz, por ka zvarritur shumë çështje ndër vite.
Drejtori i ALUIZNI-t,teksa bëri bilancin e regjistrimeve të pasurive të palujtshme, u shpreh se nga 4.4 mln pasuri, 2.5 mln rezultojnë me probleme.
“Të mbyllet një herë e mirë kapitulli i pronës. Procesi 24 vjeçar i regjistrimit të pronës ka qenë difektoz, është zvarritur për vite. Gjendemi me 4.4 milion pasuri nga të cilat, 2.5 milionë rezultojnë me probleme”, tha Lame.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



