E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Skandali/ Objekti në Bllok shembet në shkelje të vendimit të Gjykatës
Lajme

Skandali/ Objekti në Bllok shembet në shkelje të vendimit të Gjykatës

Një skandal i vërtetë ka ndodhur ditën e djeshme në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, ku fadroma të bashkisë së kryeqytetit kanë shembur një objekt në kundërshtim me vendimin e Gjykatës së Tiranës.

Përmbaruesit, te lokali në ish-Bllok

Përmbaruesit, te lokali në ish-Bllok

Shembja e objektit ka nisur rreth orëve të darkës, në një kohë që Gjykata e Tiranës, në një vendim të datës 4 dhjetor 2018, shprehej vetëm për lirimin e truallit rreth objektit, pa marrë vendim për shembje të tij. Megjithatë, kjo nuk i ka penguar fadromat që të hyjnë në truallin e rrethuar dhe të nisin shembjen e objektit. Gjithçka është bërë me praninë edhe të efektivëve të Policisë, të cilët janë larguar menjëherë sa në vendngjarje kanë mbërritur mediat.

Edhe shembja e objektit është ndërprerë përkohësisht për të vijuar një ditë tjetër. Konflikti për pronën në fjalë ka nisur mes personave që administrojnë biznesin në objektin e marrë me qira për shumë vite nga shteti dhe personave që pretendojnë se janë pronarë të tokës. Këta të fundit, që pretendojnë të jenë trashëgimtarë të truallit, kanë bërë dy padi, që në fakt është në shkelje të ligjit.

fax

Ndërkohë, vendimi i Gjykatës së Tiranës, datë 4 dhjetor 2018, shprehet qartë kur thotë: Pasi u njoh me kërkesat dhe pyetjet e palës kërkuese nëse kjo Gjykatë është shprehur vetëm për truall apo për shembje objektesh, Gjykata sqaron dhe interpreton se në objektin e këtij gjykimi nuk bëhet fjalë për shembje objektesh, si edhe nga avokati i palës paditëse është cituar disa herë edhe në seancën e sotme që kërkohet lirimi i truallit”.

Mirëpo, përkundër këtij vendimi të dhënë nga gjyqtarja Dhurata Balla, fadromat kanë hyrë natën e djeshme, duke nisur shembjen e objektit që ndodhet në truall. Qiramarrësi u shpreh për “Panoramën” se efektivët e Policisë nuk pranuan t’i merrnin kallëzimin për sa po ndodhte.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.