E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ironizojnë studentët me mesataren5.9- O të keqen mami, o ministria e mamit!’
Lajme

Ironizojnë studentët me mesataren5.9- O të keqen mami, o ministria e mamit!’

Një nga risitë e protestës së studentëve, kanë qenë parullat e tyre pikante, plot batuta dhe sarkazëm për pushtetarët, ministren Lindita Nikolla dhe vetë kryeministrin Edi Rama.

Memet e tyre në shumicën e rasteve të shkruara me dorë nëpër copa kartoni të përdorur, gazeta apo thjesht në letra formati A4, po bëjnë xhiron e rrjetit. Edhe ditën e sotme pati mjaft parulla të tilla pikante. Mes tyre spikaste njëra që stigmatizonte rezultatet në universitet, të ministres së Arsimit Lindita Nikolla.

Një shkëmbim i  improvizuar mesazhesh telefonike mes një studenteje dhe mamit të saj, godet absurdin, seriozitetin dhe tregon edhe falsitetin e qeverisë Rama, për arsimin duke vendosur si ministre një ish-studente që ka mbaruar me mesataren 5.9.

Shihni në foton më poshtë, parullën pikante të studentëve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.