‘Donin të më merrnin me forcë te Dudushi’
(IRIQI bisedon me Edmond Tupen.)
Iriqi:- Mora vesh se po të kérkon policia.
Tupja:- Edhe unë sot e mësova. Në televizione pashë se isha në kërkim. U gëzova. Ia arrita që në moshën 70 vjeç të bëhem gangster. Do zoti nuk më quajnë terrorist.
Iriqi:- E di pse je proceduar.?
Tupja:-Se kam prishur qetësinë publike!!! Dhe kur? Këto ditë që kam qënë i ngjirur. As gruaja nuk më dëgjon dot dhe më thotë:”Bërtit se nuk të dëgjoj.” Por historia nisi mbrëmë.
Iriqi:- Si mbrëmë?
Tupja:- Më morën në cel nga Top Channel dhe më pyetën: “Do vish në emision me atë Trapin?”
Iriqi:- Kush është Trapi?
Tupja:- Edit kështu i thonë në Top. Se ka gallatë me emërtimin për të. Psh Babaramo e quan Kodosh,Bushati i thotë Hajdut,Shkullaku i thérret Alergjia,Zheji ia ka ngjit Mortja. Rakipi e shqipton Legeni,Krasta e shqipton I Mangëti. Iu përgjigja se nuk vij në Top Shoë se atje nuk do ketë përfaqësues të studentëve. Sa do mbyllja cel më thanë :”Zoti Tupe ti do vish si student,jo si pedagog.” Unë student?! Po jam 70 vjeç,o çun! S’ka gjë, më thanë. Do të të bëjmë grim dhe do rinohesh. Na duhet që të flasësh në favor të Trapit. U çudita. Nuk shkova dhe ja,sot erdhi procedimi nga policia. Njësoj e pësoi dhe Robert Alia. E kërkuan dhe atë të shkonte te Dudushi. Hajde me fustan,i thanë. Rri atje e mos fol. Sa të të kapë kamera,aq. Ai nuk pranoi dhe e proceduan.
Iriqi:- Po atë pse?
Tupja:- Se kur këndoi te studentët stonoi te vargu i gjashte i strofës së dytë. Tani ministria në krye ka një gjeneral që e do muzikën. Kush stonon do e hajë. Në burg do përfundojë.
Iriqi:- Keni pasur pérkrahje nga studentët?
Tupja:- Pafund,por më çuditi një sms tani. Ma shkruanin gardianët e burgut. U gëzuam profesor,thonin ata. Hajde sa më parë se mbetëm mes vrasësve dhe hajdutëve. Tani me ty do bëjmë një muhabet tamam.
Iriqi:- Po drejtësia e reformuar mbase e quan gabim procedimin tënd.
Tupja:- Të besosh sot te drejtësia e Ramës është njësoj sikur të besosh se ndonjë ditë uthulla do bëhet verë.
Iriqi:- Në se të kérkon Rama si student në ndonjë emision dhe të fal a do i shkosh?
Tupja:- Edhe pas vdekjes do e le me shkrim. Në emisione ku do dalë mortja as libra të mij të mos lihen rrotull. Se ai ka virusin e lopës së çmendur. Partinë e tij e lemerisi nga trutë,tani po rroit popullin. Nuk e shihni si po ikin shqiptarët. Si zogjtë. Shtegtojnë tufa tufa. Po shyqyr që u ngrit rinia se vetëm ata i vijnë hakut. Janë bisturia e kombit që do ia presë gjuhën dhe gjunjtë. Të fala gjeneral Lleshit. Do i çoj fjalori tim erotik.që t’i zbutet pak zemra e t’i forcohet shumë vegla.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



