E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tensionohet situata, Salianji i hedh kryeministrit ligjin e arsimit, Vasili -Ramës: O idiot, voto…
Politikë

Tensionohet situata, Salianji i hedh kryeministrit ligjin e arsimit, Vasili -Ramës: O idiot, voto…

Është shoqëruar me tensione seanca e sotme e Parlamentit. Deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka tentuar të mos lejojë të flas kryeministri Rama gjatë seancës së sotme.

Salianji është afruar pranë foltores, por rreth tij është formuar kordoni i gardistëve.

Ai i ka hedhur Kryeministrit Rama ligjin e Arsimit të Lartë, ndërkohë që e ka ka quajtur si “ngelës”.

“Ti je ngelës”, iu drejtua Salianji ,Ramës, ndërkohë që Kryeministri nuk i është përgjigjur por ka larguar gardistët.

Ndërkohë Kryetari i Grupit të LSI-së, Petrit Vasili e ka ofenduar kryeministrin duke e quajtur “idiot”.

“Votoje amendamentin… Ik o idiot”, ka thënë Vasili. Ndërkohë që Kryeministri Rama tha se: “Protesta i dha një shuplakë qeverisë, një grusht opozitës dhe një shpresë shoqërisë”,

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.