“Dua që arsimi në Shqipëri të shkëlqejë si koka e Blendi Fevziut”, ja si reagon moderatori
Protesta e studentëve përveç kauzave të tyre ka qenë shumë e veçantë edhe për shkak të pankartave të tyre.
Në këto pankarta ato kanë përfshirë edhe personazhe të ndryshëm të njohur duke i bërë mjaft të veçanta këto pankarta.
Një prej tyre ka përfshirë edhe gazetarin e njohur Blendi Fevziu, i cili e ka ndarë vetë në rrjete sociale: “Dua që arsimi në Shqipëri të shkëlqejë si koka e Blendi Fevziut,”-shkruhet në pankartë.
Protesta ka shënuar sot ditën e 9 të saj dhe pasi qëndruan tek Kuvendi, studentët protestues u zhvendosën jashtë ambienteve të Kryeministrisë.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



