E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Skandali me tenderat e “Dh Albania”, prokuroria i shtrin hetimet edhe në qeveri
Lajme

Skandali me tenderat e “Dh Albania”, prokuroria i shtrin hetimet edhe në qeveri

Hetimet për skandalin e falsifikimeve në tenderin e “Unazës së re” dhe atë të linjës Burrel-Peshkopi nuk përfshijne vetëm kompaninë mashtruese “DH Albania”, por edhe institucionet shtetërore.

Burime nga Prokuroria e Tiranës kanë nisur verifikimet në rang hetimor, edhe për Autoritetin Rrugor Shqiptar, si dhe Operatorin e Transmetimit.

Sipas Prokurorisë, të dyja institucionet do të hetohen nëse kanë patur përgjegjësi për të verifikuar informacionin e falsifikuar të paraqitur nga kompania “DH Albania”. Për këtë do të merren në pyetje, veç përfaqësuesve të kompanisë, edhe anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave në të dy tenderat, si dhe personat që janë marrë me mbledhjen dhe administrimin e dokumentacionit.

Paralelisht, Prokuroria e Tiranës ka nisur këtë të premte letërporosinë për autoritetet amerikane të Delaëare-t, për të verifikuar në rrugë zyrtare dokumentacionin e paraqitur nga kompania “DH Albania”, si dhe për informacione të tjera shtesë.

Përtej hetimeve, skandali i kompanisë “Dunëell Haberman” mund të ketë patur edhe pasoja financiare.

Një burim konfidencial, por jo zyrtar brenda sektorit energjetik, i tha Top Channel se në rastin e linjës Burrel-Peshkopi, OST-ja i ka parapaguar edhe 20 për qind të vlerës së kontratës për nisjen e punimeve kompanisë “DH Albania”, pra rreth 2.2 milionë euro. Sipas tij, menjëherë pas plasjes së skandalit, këto parà janë kthyer menjëherë mbrapsh. Por, OST-ja e mohoi zyrtarisht që të ketë parapaguar 20 për qind të vlerës së kontratës në tenderin e linjës Burrel-Peshkopi.

Sipas OST-së, fatura e përpiluar nga kompania prej 2.2 milionë eurosh nuk është paguar, por është anuluar nga OST-ja, menjëherë pas publikimit të fakteve se “Dunëell Haberman” kishte falsifikuar dokumentacionin.

Top Channel nuk mundi ta verifikonte në mënyrë të pavarur, nëse OST-ja i ka paguar parà kompanisë “DH Albania”, por të gjitha këto elementë tashmë pritet të hetohen me hollësi nga Prokuroria.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.