Edhe një fakt nga Kolumbia për Ramën, që votoi kundër studentëve
Nuk shpresoj të bëj me turp dhe as të zgjoj arsyen e vdekur të Edi Ramës, pasi edhe turpi edhe arsyeja nuk bashkëjetojnë me të. Por opinioni i gjërë publik dhe mijërat e studentëve duhet t’i dinë gjërat.
Studentët e universiteteve publike në Kolumbi janë në grevë për kërkesa të ngjashme me ato të mijëra djemve e vajzave studente, që janë ngritur në Shqipëri. Presidenti i Kolumbisë firmosi një shtesë në buxhet prej 1.42 miliardë dollarësh.
Kolumbia shpenzon për arsimin 16% të Buxhetit, nga 3.32% që shpenzon shkollëpaku në Shqipëri.
Është shumë e qartë se kur qeveritë janë mendjehapura dhe e kanë proritet arsimin, paratë gjenden.
Kur qeveritë janë kundër dijes, të mbushura me injorancë dhe që e shohin suksesin tek paratë e pista dhe droga, atëherë ndodh si në Shqipëri kur paturpësisht rrëzohen nga Rama dhe deputetet pa identitet të tij, amendamentet e studentëve për disa shtesa në Buxhet për arsimin e lartë dhe për përmirësimin e kushteve ç’njerëzore të jetesës së studentëve.
Çdo premtim i këtij Kryeministri, armik të dijes, shkencës dhe arsyes, është zero pa Buxhetin dhe paratë e nevojshme.
Çdo premtim pa buxhet është mashtrim.
Çdo premtim pa financim është vetëm hedhje hi, syve, studentëve.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



