E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ndalohet në Kakavijë Panajot Barka, kishte me vete libra anti shqiptarë
Lajme

Ndalohet në Kakavijë Panajot Barka, kishte me vete libra anti shqiptarë

Mbrëmjen e djeshme në hyrje të pikës së kalimit kufitar të Kakavijës, duke ardhur nga Greqia është ndaluar nga shërbimet e doganës dhe policisë Panajot Barka, Shef i departamentit të gjuhes greke në Universitetin e Gjirokastrës.

Ndalimi i tij është bërë pasi Barka mbante me vete rreth 100 libra nga të cilat rreth 20 prej tyre ishin me përmbajtje historike për ‘vorio epirin’, ndërsa librat do të futeshin në Universitetin e Gjirokastrës.

Burimet bëjnë me dije se librat u sekuestruan dhe materialet në ngarkim të Barkës do i kalojnë prokurorisë. Ndërkohë që policia e ka mbajtur të fshehtë këtë ngjarje, duke mos e raportuar as ndalimin e përkohshëm të Barkës dhe as sekuestrimin e librave.

Barka është përfaqësues i minoritetit grek në Shqipëri, dhe shpeshherë është akuzuar si antishqiptar.

Së fundi ai ishte pjesë dhe e zhvillimeve në Bularat, ku u shpreh se koret e nacionalistëve grekë në funeralin e Katsifas nuk kishin asgjë antishqiptare, dhe pse aty u hodhën thirrje si: Vritini qentë! /Faxweb

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.