E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Aksident fatal në Zvicër/ Humb jetën gruaja, dy shqiptarë të plagosur (VIDEO-FOTO)
Bota

Aksident fatal në Zvicër/ Humb jetën gruaja, dy shqiptarë të plagosur (VIDEO-FOTO)

Një autobus me pikënisje Genovan e Italisë dhe destinacion Duseldorfin në Gjermani, është përplasur me një mur, në një autostradë, pranë Zyrihut, në Zvicër. Në këtë incident, një grua humbi jetën dhe 44 persona u plagosën.

Sipas mediave lokale, ka dhe shqiptarë janë në mesin e personave të plagosur. Prestigjiozja zvicerane “Blick” saktëson se dy shqiptarë kanë mbetur të plagosur.

15072848-v2-whatsapp-image-2018-12-16-at-08-02-36

Aksidenti u shënua pak para orës 4:15, duke sjellë edhe bllokimin e autostradës ku ndodhi përplasja.

15072898-v1-img-4338

Identiteti i viktimës ende nuk është bërë i ditur dhe midis të lënduarve, të paktën tre persona, përfshirë edhe shoferin e autobusit, kanë pësuar lëndime serioze.

Shkaqet e aksidentit janë të panjohura për momentin.

15072847-v2-whatsapp-image-2018-12-16-at-08-02-35

 

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.