Braçe sugjerim për Ramën: Dërgo RENEA-n që të pastrojë rrugën nga këto kalamaj
Kreu i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe ka reaguar në lidhje me protestën e studentëve.
Në një postim në Facebook, Braçe shkruan se ata që janë mbledhur përpara Kryeministrisë janë mercenarët e PD dhe LSI, të cilët duan rrezimin e qeverisë dhe jo dialogun.
Ja postimi i Braçes:
Thirrje Edi Ramës: Mos çaj kokën fare sepse tek kryeministria janë mercenarët e pdlsi dhe pedagogë të tyre! Duro dhe ca ditë dhe po nuk erdhi njeri në dialog atëherë i bie që nuk duan 8 kërkesat por rrëzimin e qeverisë, pritii edhe ca dit dhe pastaj ço RENEA-n të pastrohen rrugën e Tiranës nga militantët e vulëhumburve se qytetarët e ndershëm duan të festojnë festat e fundvitit jo tangerllekun e ca kalamajve!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



