E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
U HETUA VETËM PËR PASURINË, SHKARKOHET GJYQTARI I APELIT
Lajme

U HETUA VETËM PËR PASURINË, SHKARKOHET GJYQTARI I APELIT

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të Apelit Tiranë, Fatos Qato.

Qato ishte  kandidat për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.

Trupa e komisionerëve e përbërë nga Suela Zhegu, Valbona Sanxhaktari dhe Brunilda Bekteshi vendosi shkarkimin nga detyra të gjyqtarit  me arsyetimin se nuk justifikon pasurinë.

KPK-ja njoftoi se hetimi administrativ për Qaton ishte fokusuar vetëm te kriteri i pasurisë. Sa i përket pasurive, ai ka një apartament 144 m2 në Tiranë, blerë në vitin 1997 për 28 mijë dollarë, ndërkohë që është bashkëpronar në të. Apartamenti është hipotekuar 20 vite më vonë, në vitin 2017.

KPK ka konstatuar se subjekti nuk kishte depozituar dokumentacion për të ardhurat e tij dhe bashkëshortes për vitet 1993-1997. Sipas tij subjekti ka deklaruar si burim të ardhurat nga kursime familjare si dhe ndihmëse nga prindërit, por ka mungesë të burimeve financiare për blerjen e apartamentit në pronësi të bashkëshortes, përfituar në vitin 2005 me kontratë dhurimi, pjesë 50 %. Sipas KPK-së subjekti i kontrollit ka pohuar se nuk e ka përfshirë në deklarimin e vitit 2003 ndihmën e dhënë nga prindërit e bashkëshortes, pasi e kishte për herë të parë dhe nuk e kishte të qartë si ta plotësonte.

Ai ka deklaruar edhe një llogari rrjedhëse në emër të bashkëshortes 7 mijë euro, pjesë takuese 50% dhe një automjet “Renault” blerë me leasing për 28 mijë e 500 euro. Sipas KPK-së, banka e ka konfirmuar këtë kontratë me qera financiare, por, sipas tij, në vitin 2012 kur është porositur kjo pasuri, dy bashkëshortët nuk kanë pasur pasurinë e nevojshme. Në të njëjtin vit bashkëshortja e Qatos ka blerë një tokë arë në Pogradec për 108 mijë lekë, por sipas KPK-së, rezulton se çmimi për tokën arë ishte 264 mijë lekë. KPK deklaroi se po në këtë vit subjekti ka kryer shpenzime si likuidimi i një qeraje financiare për një mjet tjeter, likuidimi i kontratës së mjetit “Renault”, shpenzime për shkollimin e djalit, shpenzime për udhëtime jashte shtetit (konfirmuar nga sistemi TIMS), duke rezultuar me rreth 2 milionë lekë shpenzime, të pamundura për t’u mbuluar me të ardhurat.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.