E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
A bëri   përpjekje Berisha për të takuar Pompeon?
Politikë

A bëri përpjekje Berisha për të takuar Pompeon?

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar ditën e sotme vizitën e ish-sekretarit amerikan të shtetit Mike Pompeo në vendin tonë.

Ai tha se nuk ka kërkuar asnjëherë një person që nuk do të takojë Berishën, ndërsa hodhi poshtë lajmet se kishte bërë përpjekje për ta takuar rastësisht në hotelin ku Pompeo qëndroi në kryeqytet.

“Kurrë nuk ka kërkuar dhe nuk do kërkojë të takojë një person që ai vetë nuk e kërkon ta takojë Berishë, kur vjen në Shqipëri. Ky është një rregull i hekurt i imi. S’kam bërë asnjë përpjekje,  asnjë ide, as kam pasur ndër mend të kërkoj takim me Pompeon.”- tha Berisha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.