E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
A do e përdorë? Zbulohet “arma” e fortë që ka në dorë Veliaj
Lajme

A do e përdorë? Zbulohet “arma” e fortë që ka në dorë Veliaj

Deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi, ka reaguar pas vendimit për shkarkimin e Erion Veliajt nga posti i kryetarit të Bashkisë së Tiranës, duke e cilësuar këtë zhvillim si një akt të pastër politik, i iniciuar nga kryeministri Edi Rama.

“Shkarkimi i tij ishte një vendim politik nga Rama dhe nuk është pritur ky ankimim i Veliajt. Veliaj e ka mbështetur Edi Ramën, ky është hapi i parë që Veliaj del kundër Ramës”, deklaroi Muçi në një intervistë për mediat.

Sipas tij, Veliaj ka ende një “armë të fortë” në dorë: bashkëpunimin me drejtësinë. “Të shohim nëse do të ketë guximin për ta përdorur,” shtoi ai.

Zgjedhjet e pjesshme në Tiranë – Lëvizja Bashkë ende pa kandidat

Muçi tha se Lëvizja Bashkë nuk ka ende një emër kandidati për zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë e Tiranës, pasi nuk është e qartë nëse këto zgjedhje do të zhvillohen.

“Nuk kemi një emër konkret, sepse nuk e kemi gjykuar të udhës për të bërë mbledhje për një kandidatë. Nuk do ta kufizoja vetëm tek unë dhe Qori kandidatin, sepse në këtë lëvizje ka edhe mjaft njerëz të aftë”, theksoi ai.

Megjithatë, ai siguroi se pjesëmarrja e Lëvizjes Bashkë në këto zgjedhje është e rëndësishme, dhe se synimi është rritja e mbështetjes elektorale. “Ne ja kemi borxh qytetarëve të Tiranës një kandidatë të denjë,” tha Muçi.

Refuzim i çdo bashkëpunimi me PD dhe PS

Deputeti theksoi se Lëvizja Bashkë nuk ka zhvilluar asnjë negociatë me Partinë Demokratike dhe nuk do të ketë asnjë bashkëpunim me të, apo me Partinë Socialiste.

“Forcat e reja janë në qasje me PD për t’u bërë të gjithë bashkë dhe këtu ne ndahemi. Ne refuzojmë atë që përfaqëson PD dhe PS. Ne synojmë që ta shumfishojmë numrin e votave në këto zgjedhje,” deklaroi ai.

Muçi përfundoi duke theksuar se ndryshimi i vërtetë, sipas tij, mund të vijë vetëm nga qytetarët dhe jo nga aleanca me forcat politike tradicionale.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.