E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
A do e pranojë Ramën? Meta: Pas 25 Korrikut kam vetëm një kusht, Kushtetuta ndryshohet vetëm me referendum
Lajme

A do e pranojë Ramën? Meta: Pas 25 Korrikut kam vetëm një kusht, Kushtetuta ndryshohet vetëm me referendum

Presidenti Ilir Meta deklaroi gjatë konferencës për gazetarët se ka vetëm një kusht për këdo që kërkon të bashkëpunojë me të pas 25 Korrikut. Meta tha se do të pranojë ndryshimin e kushtetutës vetëm me referendume.

“Asgjë nuk është e rastësishme nëse i shohim në vijimësi këto procese që kanë ndodhur. Të gjithë ata që do punojnë për sovranitetin e vendit tonë unë do bashkëpunoj. Për këdo që kërkon të bashkëpunojë me Ilir Metën me 25 Korrik kam vetëm një kusht.

Kushtetuta ndryshohet vetëm me referendum. Kushtetuta e ndryshuar brenda ditës na solli te ky parlament që nuk ua dimë as emrat. Nuk e di kush është individualiteti i tyre.  A thua se janë deputetët se kanë disa të drejta më shumë. Të gjitha këto janë vetëm justifikime që tregojnë sa rëndë është cenuar sovraniteti i qytetarëve”, tha Meta.

Ai u pyet nga gazetarët nëse do pranonte të bashkëpunonte me Ramën nëse ai e plotëson këtë kusht. “Nuk pranon Edi Rama referendume. Ai pranon vetëm këshillimet që bën vetë”, u shpreh kreu i shtetit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.