E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
A do ketë një marrëveshje të re politike me Ramën, Basha: Jo, i pari rezultoi i dëmshëm
Politikë

A do ketë një marrëveshje të re politike me Ramën, Basha: Jo, i pari rezultoi i dëmshëm

Pas takimit me zv/ ambasadoren amerikane në Tiranë Leyla Moses Ones, kreu i opozitës Lulzim Basha bëri një deklaratë për mediat.

Basha nuk zbuloi detaje nga takimi, por foli në lidhje me situatën politike në vend.

“Nuk bëj asnjëherë komente as mbi deklaratat dhe as takimet periodike që kemi me partnerët strategjikë.

Populli ka folur edhe dje, do të flasë çdo protestë, do të flasë dhe me 16 mars. Edi Rama bën mirë të dëgjojë zërin e popullit dhe ti hapë rrugë zgjidhjes politike. Ti zgjidhë duart drejtësisë dhe të lejojë hetimin deri në fund të dosjes “339” dhe dosjes “184”.

Natyrisht e di se nuk është në gjendje ta bëjë këtë sepse është pjesë e kësaj dosje. Ndaj zgjidhja kur të gjitha pushtetet janë të kapura mbetet në dorë të popullit. Populli do të vazhdojë të ketë në dorë fatin e tij derisa të kemi çlirimin e Shqipërisë nga krimi, një parlament dhe qeveri të zgjedhur nga populli dhe jo nga kriminelët.

I pyetur për ftesën  Ramës për dialog për të zgjidhur ngërçin politik Basha tha se ky dialog provoi se ishte i dëmshëm për vendin.

“Dialogu midis meje dhe z.Rama provoi të ishte i dëmshëm për interesat e Shqipërisë për mënyrën si u keqpërdor nga një njeri që hiqet si kryetar i PS.  Nuk komentoj deklaratat dhe bisedat që kam me miqtë tanë ndërkombëtarë”, tha Basha.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.