A do të jetë pjesë e BBV5? Bora Zemani zbulon të vërtetën
Moderatorja Bora Zemani ka folur hapur për mundësinë e futjes në spektaklin e famshëm “Big Brother”. E ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, ajo u shpreh se një eksperiencë e tillë do të ishte tepër e vështirë për të dhe nuk beson se do ta përballonte dot.
E pyetur nëse do të hynte ndonjëherë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Bora u përgjigj:
“Nuk besoj, sepse më duket eksperiencë shumë e vështirë. Unë nuk do e bëja dot. Në këto kushte që kam qenë, i kam parë benefitet pa qenë pjesë e shtëpisë.”
Moderatorja shtoi se edhe pse personalisht nuk ka qenë kurrë brenda shtëpisë, ajo e ka përjetuar atmosferën dhe emocionet pothuajse njësoj gjatë kohës kur partneri i saj në atë periudhë, Donaldi, ishte banor.
“BBV1 ka qenë eksperiencë shumë intensive, madje mbytëse, sepse kishte të bënte me gjëra të miat personale,” u shpreh Bora.
Deklarata e saj u prit me interes nga publiku, duke rikthyer në vëmendje kapitullin e gjatë të përfolur të lidhjes së saj me Donald Veshajn dhe ndikimin që pati ky reality show në jetën e tyre personale.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



