A do të rikthehet opozita në Parlament?- Basha përgjigjet nga Berlini dhe thotë: Kemi edhe mbështetjen e partnerëve tanë gjermanë
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një intervistë për DW, u pyet nëse opozita do të rikthehet në Parlament.

“Largimi nga Parlamenti ndodhi pas shterimit të çdo mundësie për të zgjidhur në mënyrë institucionale këtë krizë të thellë legjitimiteti. Ju kujtoj që partnerët gjermanë në Bundestak dhe qeverinë gjermane i njohin këto probleme. Gjërat jo vetëm nuk kanë ndryshuar por janë përkeqësuar. Dalja e opozitës nga Parlamenti është një dalje pa kthim, kriza politike është reale por është një mundësi e madhe jo thjesht për të larguar një qeverisje të lidhur me krimin por për t’u dhënë shqiptarëve një sistem demokratik funksional që u shërben atyre dhe jo partive. Kam besim të madh që ky transformim që tashmë ka nisur, do të ketë mbështetje nga të gjithë shqiptarët e ndershëm. Në institucionet gjermane kemi gjetur mbështetje për këtë gjendje transformuese”, tha Basha midis të tjerash.
Çështja e zgjedhjeve lokale zgjidhet, vetëm pasi të ndëshkohen ata që janë kapur në vjedhje në zgjedhjet e kaluara.
Pa u kapur, ndëshkuar pa marrë fund ky model, i bashkëpunimit të hapur mes krimit dhe qeverisjes, as që nuk bëhet fjalë për normalitet apo zgjedhje të tjera.
Prioritet dhe emergjencë kombëtare është rikthimi i shqiptarëve tek besimi i zgjedhjeve. Largimi i qeverisë aktuale dhe ngritja e një qeverie transitore dhe çuarja para drejtësisë e dosjes 339 dhe të gjithë kokave që kanë vjedhur votat’, është shprehur kreu i opozitës Lulzim Basha gjatë intervistës së tij për Dojçe Velle.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



