E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
A e anuloi konferencën pas dorëheqjes së Fatmir Xhafës, flet Saimir Tahiri!
Politikë

A e anuloi konferencën pas dorëheqjes së Fatmir Xhafës, flet Saimir Tahiri!

Ish-ministri i Brendshëm, njëherësh ish-deputeti i PS-së, Saimir Tahiri ka anuluar konferencën e njoftuar për ditën e sotme.

Njoftimi një ditë më parë nga ana Tahirit, u shoqërua sot në mëngjes me dorëheqjen e Fatmir Xhafës nga posti i ministrit të Brendshëm.

Saimir Tahiri ka konfirmuar anulimin e konferencës për shtyp të programuar për ditën e sotme në “Hotel Rogner”.

Por i pyetur nëse kjo kishte të bënte me zhvillimet e fundit dhe dorëheqjen e Fatmir Xhafës nga posti i ministrit të Brendshëm, ish-deputeti i PS-së tha se ky vendim i tij nuk kishte lidhje me dorëheqjen e pasardhësit të tij.

“Dorëheqja e Xhafës? S’ka lidhje. Konferenca ka lidhje me interesin publik”, u shpreh Tahiri.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.