E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
A ka ndryshuar projekti i Teatrit Kombëtar? Rama shpjegon pse po vonon ndërtimi i tij dhe paralajmëron rritjen e kostos
Lajme

A ka ndryshuar projekti i Teatrit Kombëtar? Rama shpjegon pse po vonon ndërtimi i tij dhe paralajmëron rritjen e kostos

Kryeministri Edi Rama tha sot se projekti i Teatrit të ri Kombëtar nuk është ndryshuar, por paralajmëroi se kostoja për ndërtimin e tij do të rritet për shkak të rritjes së çmimeve, ndikuar nga lufta në Ukrainë.

“Po rishikojmë manualin që kemi për këtë qëllim se është e kotë që me manualin ekzistues ti kërkosh kompanive të marrin pjesë në gara e të bëjnë investime që janë de fakto shumë më të shtrenjta se sa çfarë figurojnë në manualin e vjetër”, tha Rama.

Pyetje: Tiranës i mungon Teatri Kombëtar, pse nuk po ndërtohet, ka mungesë parash apo ndryshim të projektit?

Përgjigja e kryeministrit Edi Rama: Për fat të keq u bëmë tani 3 vet që bëjmë plane e kemi projekte për të realizuar se vendi përballet me ndërhyrje masivisht të forta faktorësh jashtë nesh si tërmeti, pandemia e lufta që ka nisur në Ukrainë e cila ka goditur shumë në aspektin e rritjes së cmimeve në tërësi e cmimeve të ndërtimit në vecanti.

Jemi duke diskutuar për shkak të këtij fakti të fundit që ka pasur një ndikim jo të vogël në industrinë e ndërtimit.

S’ka asnjë ndryshim sa i përket projektit të Teatrit, gjithë problemi qëndron te kalimi i vështirë nga letrat te zbatimi i projektit për shkak të rritjes së çmimeve.

Po rishikojmë manualin që kemi për këtë qëllim se është e kotë që me manualin ekzistues ti kërkosh kompanive të marrin pjesë në gara e të bëjnë investime që janë de fakto shumë më të shtrenjta se sa çfarë figurojnë në manualin e vjetër.

Po merremi me këtë e besoj që do gjejmë një zgjidhje e Teatri Kombëtar do ndërtohet si është projektuar e si jemi zotuar.

Por jo të gjitha planet mund të zbatohen në afatet e parashikuara kur mes teje e afatit futet një ngjarje as as parashikohet as evitohet.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.