A po e marrin rusët aeroportin e Vlorës? Analisti zbardh dyshimet
Analisti Idaver Sherifi ka shprehur shqetësime të forta mbi ndikimet e mundshme ruse në projektin e aeroportit të Vlorës. I ftuar në emisionin “Log.”, ai ngriti pikëpyetje mbi transparencën e kontratës së koncesionit të nënshkruar në vitin 2021, si dhe mbi lidhjet e dyshuara të biznesmenit Behgjet Pacolli me interesa që lidhen me Rusinë.
Sherifi theksoi se që në momentin e nënshkrimit të marrëveshjes me Pacollin ka pasur dyshime mbi burimin dhe destinacionin e fondeve të përfshira në këtë projekt, i konsideruar strategjik për vendin.
“Në vitin 2021, kur u firmos kontrata me Pacollin, dyshimet ishin të pranishme. Pasuria e tij ndodhet kryesisht në Rusi dhe Kazakistan, gjë që ka ngritur shqetësime që në fillim,” u shpreh ai.
Sipas Sherifit, aktiviteti ekonomik i Pacollit është i përqendruar kryesisht në Kazakistan, një vend që ruan lidhje të ngushta ekonomike me Rusinë. Ai gjithashtu nënvizoi se selitë e kompanive të Pacollit në Zvicër janë të vogla dhe të thjeshta.
“E gjithë veprimtaria e tij ndodhet në Kazakistan. Në Zyrih, zyrat e kompanive të tij janë shumë modeste, vetëm rreth 20 metra katrorë,” shtoi Sherifi.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



