A po fshihet MCN e Endri Meksit pas rikthimit të byzylykëve elektronikë
Një alarm është ngritur nga vetë drejtuesi i Policisë së Shtetit, Ilir Proda. Në një dokument të siguruar nga emisioni investigativ FactCheck, Proda pranon se efektivët e policisë të paguar nga taksat e qytetarëve për të mbrojtur rendin dhe sigurinë po shërbejnë si roje personale të krimit.
“Policia është kthyer në rojë të atyre që duhet të arrestojë,” thuhet ndër të tjera në shkresën zyrtare, e cila ekspozon një krizë të thellë funksionale dhe morale në radhët e uniformave blu. Sipas Kryepolicit, kjo situatë ka degraduar për më shumë se një dekadë dhe ka ardhur si pasojë e mungesës së efektivëve dhe mungesës së vullnetit për reformë reale në sistemin e rendit.
Paralelisht me këtë alarm, publiku shqiptar është bombarduar me propagandë boshe si “rikthimi i byzylykëve elektronikë” një lajm që u servua nga portali Weblajm.org, i cili sipas burimeve të Publik.al, qëndron në prapaskenë si fasadë mediatike e MCN.
Ky është një skandal me përmasa të mëdha, që i jep të drejtë qytetarëve të ndihen të pambrojtur përballë një sistemi që po vetëshërben, në vend që të garantojë ligjin. Roli i policisë është përmbysur: ata që duhet të luftojnë krimin, sot po e ruajnë atë. Mos valle ka interesa MCN dhe pas fasadës fshihet Endri Meksi? MCN shpesh herë sulmon policinë, ndersa kesaj here po mban anën e saj?! Të presim dhe të shohim!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



