Endri Meksi nuk i ndahet Kreshnik Tërnovës: Është hajdut, paguhet me taksat tona
CEO dhe drejtori i MCN TV, Endri Meksi, ka bërë të ditur se të premten është paraqitur sërish në Prokurorinë e Tiranës, ku, sipas tij, ka depozituar një kallëzim penal ndaj Kreshnik Tërnovës dhe personit bashkëjetues me të.
Përmes një reagimi publik, Meksi ironizoi kritikat që, sipas tij, i janë bërë për faktin se po ndjek rrugën ligjore, ndërsa theksoi se çështja për të cilën flitet ndodhet tashmë nën hetim.
“Unë duhet të kem turp që bëj kallëzime, ndërkohë që çështja është nën hetim. Ai vendos çdo ditë për prokurimet e mia. Ai paguhet çdo ditë nga buxheti i shtetit, unë paguhem nga paret e mia”, shprehet Meksi.
Më tej, ai akuzon Kreshnik Tërnovën dhe zyrtarë të tjerë se ushtrojnë presione dhe shantazhe, duke shtuar se nuk ka ndërmend të tërhiqet përballë këtyre situatave.
“Presionojnë, shantazhojnë dhe më pas ne duhet të kemi frikë?”, thekson ai.
Në fund të reagimit të tij, Meksi ngre edhe një pyetje retorike, duke u shprehur se nuk e kupton pse pala tjetër nuk zgjedh të ndjekë të njëjtën rrugë ligjore.
Reagimi i Meksit vjen në një kohë kur përplasjet publike mes palëve janë intensifikuar, ndërsa disa prej çështjeve janë tashmë objekt i hetimeve nga organet e drejtësisë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



