Abi Malltezi si Don Kishoti/ Nuk do partinë, por makinën e Lulzim Bashës (FOTO)
Sali Berisha, siç kishte paralajmëruar, u shfaq mbrëmjen e sotme në selinë e Partisë Demokratike në mesin e mbështetësve të tij.
Pas përfundimit të referendumit për shkarkimin e Bashës dhe numërimit të fletëve të votimit, Albana Vokshi tregoi rezultatin final që ishte pro heqjes së kreut aktual të PD-së.
Në mesin e mbështetësve nuk kishte si të mungonte as dhëndrri i Sali Berishës, bashkëshorti i vajzës së tij Argitës.
Jamarbër Malltezi, me pamjen e një Don Kishoti, u shfaq i veshur si kauboj dhe duke marrë zemër nga prania e vjehrrit e tij, në fakt harroi se për çfarë ishte aty.
Me gjasë shkoi për të mbështetur partinë që kërkon të udhëheqë Berisha, por sapo pa makinën e Lulzim Bashës të parkuar në oborrin e PD-së, nuk ngurroi t’i hipte sipër.
Me kapelen në kokë dhe dy gishtat lart, i hipur mbi makinë, Abi Malltezit i dukej vetja si një revolucionar fitimtar.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



