E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Abuzime në Fier, arrestohet ish-drejtori i ASHK dhe përfituesi
Lajme

Abuzime në Fier, arrestohet ish-drejtori i ASHK dhe përfituesi

Ish-drejtori i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK) në Fier dhe një përfitues pronash janë arrestuar me kërkesë të Prokurorisë së Fierit, nën dyshimin për regjistrimin e paligjshëm të 6 pasurive me sipërfaqe totale rreth 71.7 hektarë në zonën e Levanit dhe Dërmënasit.

Ndërkohë, ndaj ish-hartografit të ASHK Fier, E.R., është caktuar masa e sigurisë “Detyrim për t’u paraqitur para oficerit të policisë gjyqësore”.

Sipas Prokurorisë, përfituesi E.H. dyshohet se ka ndjekur procedurat për regjistrimin e pronave duke përdorur dokumentacion të falsifikuar, pavarësisht se në vitin 2018 kishte përfituar 53.8 milionë lekë kompensim financiar për të njëjtën çështje.

Pas regjistrimit, disa prej pasurive dyshohet se janë shitur, duke gjeneruar të ardhura në vlera të konsiderueshme. Gjatë hetimit janë sekuestruar 715.976 euro në llogarinë bankare të E.H., si dhe dokumente dhe pajisje elektronike.

Prokuroria e Fierit po vijon hetimet për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, “Mashtrimi”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, si dhe për identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë çështje.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.