E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Abuzimet/Bosi i Shoqatës së të Verbërve Sinan Tafaj jep dorëheqjen duke marrë 27 paga në këmbim!
Publik News

Abuzimet/Bosi i Shoqatës së të Verbërve Sinan Tafaj jep dorëheqjen duke marrë 27 paga në këmbim!

Sinan Tafaj, bosi i të verbërve, abuzuesi i madh, ka rreth një javë që ka dhënë dorëheqje nga Shoqata e të Verbërve të Shqipërisë. Sigurisht që i ashtuquajtur president i SHVSH-së e mbushi kupën.

Duke abuzuar me fondet dhe projektet për të verbërit, ai u ringrit. Deri në atë pikë sa këtë person e kapi dhe deliri i madhështisë, si lider apo drejtues i personave të verbër.

Na është memorizuar një thënie nga Sinani tek kongresi i vitit 2009 tek Shoqata e të Verbërve, që e organizonte po vetë dhe e fitonte po vetë. Ai i kishte kurdisur punët në atë pikë që ai të garonte vetëm me vetveten.
Kur u mbyll gara për drejtuesin e shoqatës dhe u shpall fituesi i paracaktuar Sinan Tafaji, ai mbajti një fjalim përmbyllës dhe falenderues për anëtarët që e votuan. “Ju falenderoj shumë se më keni bërë më të forte, duke më mbajtur në këmbë me shpinën tuaj, dhe unë fal jush jam ringritur më lart se ju të tjerët” u shpreh ai.

Kjo do të thotë jo se ai ishte mirënjohës ndaj atyre personave, por se ai qëllimisht dhe fare hapur shkelte dhe shtypte me këmbë të gjithë anëtarët e Shoqatës së të Verbërve. Pavarësisht se ata mund të kishin arsimim dhe rezultate të larta, pavarësisht se mund të kishin një vizion të ri bashkëkohor dhe perëndimor si anëtarë të Shoqatës.

Ai kurrë nuk pati kurajon që t’i motivonte dhe të punonte për zhvillimin e personave të verbër, sepse ndiente rrezikun për veten. Ai asnjëherë nuk ka lejuar që të verbërit të kishin pajisjet e veta tifloteknike për të lehtësuar jetën dhe punën e këtyre personave, ai asnjëherë nuk i mori seriozisht metodat se si personat e verbër duhet të arsimoheshin. Por përkundrazi sa herë që ndonjë anëtar i thoshte për të rejat teknologjike të pajisjeve në ndihmë të të verbërve, ai i shmangej, e kishte halë në sy teknologjinë, sepse ishte një informacion që ai e konsideronte si një armë kundra tij.

Në periudhën rreth vitit 2007-2008, kur filluan ofertat  e operatorëve telefonik, si të gjithë shqiptarët filluan të komunikonin dhe personat e verbër me miqtë dhe shokët e tyre. Në këtë kohë Sinan Tafaj hapi fjalë që të verbërit që komunikojnë në telefon janë ngatërrestarë që po prishin unitetin e shoqatës tonë në Shqipëri.

Ai ishte vizionar dhe largpamës, jo për personat e verbër por për xhepin e tij, duke krijuar mite të tilla që ne jemi shoqata më e mirë, më e madhe dhe me pasuri të mëdha, që kemi krijuar shumë asete të vlefshme, prandaj shumë shoqata të tjera ne na kanë zili dhe ju nuk duhet të merreni me ta dhe nuk duhet t’i dëgjoni sepse ju keni shoqatën tuaj si një familje që ju kupton hallin që keni.

Ai arriti deri në atë pikë sa që i thoshte anëtarëve të shoqatës, që të mos merrnin pjesë në asnjë organizatë tjetër fetare, humanitare, sociale, politike sepse kemi shoqatën tonë. Nga ana tjetër në të vërtetë për vete ai bënte të kundërtën, duke u aktivizuar në çdo organizatë që mund të gjente hapësirë, duke trumpetuar se jam në mbrojtje të të drejtave të personave të verbër.

Pra ai i krijoi vetes ngritjen e mitit e të kultit që shumë anëtarë të verbër ta shikonin si udhëheqësin dhe liderin më të mirë.

Taktika e tij që pa mua nuk ka se kush t’ju përfaqësojë,  apo se pa mua jeni të marrë fund rreth 10 000 persona të verbër të shoqatës, funksionoi me sukses.

Në vitin 2012, ai e çoi shoqatën në një konflikt të pa nevojshëm politikisht, ku organizoi protestat gjoja për mbrojtjen e statutit të të verbërit, por në të vërtetë ai nuk thoshte asnjë problematikë tjetër përveç shpërndarjes së librezave të verbërisë.

Ai kërkonte që librezat të ishin ekskluziviteti i shoqatës së tij, pasi ai atë librezë e kushtëzonte me librezën e anëtarsisë që ishte një kuotë jo e vogël por 1600 lekë të vjetra, dhe më vonë u bë në 1200 lekë.

Pas vitit 2013- 2014 qeveria bëri një auditim për Qëndrën e Rehabilitimit të të Verbërve (QKRV) në Vaqarr, ku zbuloi që Sinani kishte abuzuar me fondet dhe projektet për personat e verbër. Që nga ajo kohë Sinani nuk u dëgjua të fliste më për mbrojtjen e të drejtave të personave të verbër, por vetëm për të drejtat e veta dhe për fshehjen e abuzimeve që ai kishte bërë gjatë kohës që ishte në krye të Shoqatës së të Verbërve .

Ai kështu  braktisi rreth 10000 mijë persona të verbër, duke i lënë si pasojë pa asnjë qasje në asnjë institucion të Shqipërisë, dhe pa asnjë përfaqësues në media për tu shprehur rreth problematikave  të tyre.

Dorëheqja e tij nuk është shenjë demokracie, siç e shesin disa persona të afërt me Sinanin, por me këtë dorëheqje ai synon larjen e duarve si “Pons Pilati” dhe ruajtjen e përfitimeve të tij të bëra deri më tani. Kjo kuptohet shumë qartë, pasi në arsyen e dhënë në dorëheqjen e tij të paraqitur Këshillit Kombëtar të Shoqatës së të Verbëve, ai justifikohet duke thënë që unë po largohem për arsye shëndetësore, sepse vuaj nga tensioni.

Kjo nuk është e vërtetë, pasi problemi real nuk qëndron tek tensioni, por tek presioni i madh që ka Sinan Tafaji nga anëtarët e SHVSH-së, nga strukturat dhe organizatat e ndryshme, institucionet shqiptare që e kanë vendosur nën akuzë për abuzimet që ka kryer me fondet e aftësisë së kufizuar dhe veçanërisht me fondet e personave të verbër.

Prandaj kontrolli i lartë i shtetit (KLSH), ose inspektoriati i legalizimit deklarimit kontrollit të pasurisë konfliktit të interesit (ILDKP KI) duhet që të vërejë shkeljet e bëra nga ana e z.Sinan Tafaji, pasi ai rezulton të ketë edhe mospërputhja totale të ligjit 8788 per organizimin e OJF.

Në kundërshtim me statutin, Presidenti i Shoqatës ka mbajtur disa funksione të papajtueshme me njeri-tjetrin si:

1) President i Shoqatës së të Verbërve të Shqipërisë.

2) Anëtar i këshillit të Shoqatës së të Verbërve të Shqipërisë që përcakton vetë rrogën e vet.

3) Kryetar i bordit të Qendrës Kombëtare të Rehabilitimit të të Verbërve (QKRV)

4) Anëtar i komisionit mjeksor për përcaktimin e verbërisë ( KMPV).

5) Anëtar i bordit të shërbimit social shtetëror.

Të gjitha këto funksione janë me pagesë. Duke mos i mjaftuar gjithë këto benefite, kur deklaroi dorëheqjen e tij (duke larë duart si Ponc Pilati) kërkoi që t’i ktheheshin edhe 27 paga, gjë që Këshilli Kombëtar  ia ka miratuar.

Ky këshill a është i ndërgjegjshëm për vendimet që merr apo është i varur totalisht?

Gjithashtu librat e regjistruara në audio nga fondet e dhëna nga institucionet shtetërore kanë ngelur monopol i z.Sinan Tafaj dhe nuk janë bërë të aksesueshme për qytetarët e verbër.

Po ashtu edhe Qendra Kombëtare e Rehabilitimit të të Verbëve (QKRV) e cila ka kushtuar rreth 2 miliardë lekë, ka ngelur po ashtu  peng i  z.Sinan Tafaj, pasi nuk janë bërë ende transparente fondet e dhëna nga qeveria për këtë qendër./Ekspres.al

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.