Abuzoi seksualisht me të bijën e mitur, 15 vite burg për 43-vjeçarin shqiptar në Greqi
Maskarada e përdhunimeve në familje dhe jo vetëm gjithmonë do të jetë shqetësuese si fenomen por nuk po gjen kufij limiti dhe kufizimi. Drejtësia ka dënuar me 15 vite burg një 43-vjeçar shqiptar që jetonte në greqi. Ky i fundit, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur për mediat ka qenë dhe më parë i proceduar penalisht ku u arrestua korrikun e kaluar në zonën e Eupalit të Fokidës për dhunë në familje ndaj tre fëmijëve të tij të mitur.
Më pas nga hetimet u zbulua edhe ngjarja tragjike pasi kishte kishte ngacmuar dhe kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e tij mitur.Tre fëmijët janë rritur vetëm me babain 43-vjeçar, pasi nëna e tyre ishte larguar nga shtëpia.
Por nga ana e tij, 43-vjeçari ka mohuar akuzat, duke thënë se e bija e ka bërë për t’u hakmarrë ndaj tij, pasi nuk e ka lënë të dalë me shoqet dhe të kthehet në shtëpi pas orës 11 të natës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



