Abuzoi s*ksualisht për 18 muaj me një 14-vjeçare, përfundon në pranga prifti
Një prift në Kaliforni është arrestuar për 30 akuza për abuzime të dyshuara seksuale.
42-vjeçari, David Mendoza-Vela, u arrestua më 30 mars pasi dyshohet që të ketë abuzuar seksualisht me një të mitur për një periudhë kohore 18 mujore.
Autoritetet vendase thanë se gjatë hetimit u zbulua se vajza është abuzuar gjatë periudhës kur Mendoza-Vela punonte në Kishën Katolike të Shën Gjonit në San Lorenzo, Kaliforni.
Pra, abuzimet kanë ndodhur midis vitit 2016 dhe 2017.
Viktima e përfshirë në abuzimin seksual të dyshuar – që përfshinte ‘veprime të turpshme dhe të liga’ – ishte 14 vjeç gjatë asaj periudhe.
Abuzimi thuhet se ka ndodhur në shtëpinë e viktimës në Hayward, Kaliforni, dhe në vende të tjera.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



