E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Administratori i kompanisë “Albtek Energy” e pranon: Mbetjet në inceneratorin e Elbasanit nuk digjen
Publik News

Administratori i kompanisë “Albtek Energy” e pranon: Mbetjet në inceneratorin e Elbasanit nuk digjen

Administratori i kompanisë koncesionare “Albtek Energy” që ka në administrim inceneratorin e Elbasanit, Arjan Baçi deklaroi se ky impiant aktualisht nuk bën incenerimin e mbetjeve, për të prodhuar energji elektrike.

I ftuar në cilësinë e dëshmitarit në Komisionin Hetimor të Inceneratorëve, Baçi tha se kostot për Bashkinë e Elbasanit janë zero për depozitimin e mbetjeve landfillimin e tyre.

Kjo ka sjellë një reagim nga ana e deputetit të PD-së Luçiano Boçi. Ai tha se këto deklarata bien ndesh me ato çfarë thotë Bashkia dhe ato çfarë u thanë gjatë vizitës së anëtarëve të komisionit tek impianti.

Boçi thotë se Bashkia e Elbasanit ankohej se nuk i përballon dot kostot e incenerimit, ndërsa duke u nisur nga deklaratat e administratorit, kostot janë thuajse zero.

Baçi:  Në vendgrumbullimin, sasia e mbetjeve varion, por në ditë varion nga 110-120 ton në ditë. Përpunohen mbetjet vetëm duke i landfilluar. Bashkia e Elbasanit ka kosto zero për landfillimin.

Luçiano Boçi: Nuk japin asnjë lek që depozitojnë mbetjet? I bëjnë falas?

Baçi: Deri tani kostot e bashkive për landfillimin e mbetjeve ka qenë zero.

Luçiano Boçi:  Duke qenë se kostot janë zero, pse 3 bashkitë e tjera nuk duan të sjellin mbetjet në incinerator.

Baçi: Nuk e di pse.

Luçiano Boçi:  Bashkitë thonë se nuk i përballojnë dot kostot, ndërsa ju thoni nuk kanë kosto.

Baçi: Incenerimi deri në periudhën kur kemi marrë në dorëzim inceneratorin nuk ka pasur kosto.

Arapi: Një sqarim shtesë. Kur morëm në administrim të gjitha pasuritë e inceneratorëve. Edhe atë të Elbasanit, kemi lejuar deri në datën përpara vendimit të Gjykatës, kjo diferencë kohore, të marrim disa veprime konkrete. Shumë shpejt mendojmë se inceneratori do fillojë punë për të prodhuar energjinë elektrike.

Luçiano Boçi: Pra e gjithë ajo vizitë e jona ishte false sepse para kamerave u tha se ja punon inceneratori. Sot po thoni se nuk incenerohet. Incenerimi shqetëson banorët e Elbasanit?

Arapi: Shpjegimi im është që për ta vendosur në punë inceneratorit, duke qenë se nuk kemi shumë lëndë të parë, menduam që ishte e dobishme të mbahej në gjendje pune, i ndezur por jo funksional. Kam lënë kjuadrin e inxhinierëve në dispozicion të inceneratorit të Elbasanit. E mban të hapur.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.