E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Adoleshenti shqiptar digjet brenda makinës që shpërtheu në flakë pasi doli
Lajme

Adoleshenti shqiptar digjet brenda makinës që shpërtheu në flakë pasi doli

Një adoleshent 17-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident të rëndë që ka ndodhur në Greqi këtë të hënë.

1

I riu po udhëtonte në një automjet së bashku me tre bashkëmoshatarë të tij. Sipas mediave greke, automjeti për shkaqe ende të panjohura, ka dalë nga rruga dhe ka marrë flakë.

Zjarri i ka marrë jetën të riut, i cili sipas dëshmitarëve okularë, nuk ka mundur të dalë nga makina ashtu si shokët e tij.

2

Siç mësohet, të gjithë pasagjerët janë studentë në Greqi, me origjinë shqiptare.

Sipas dëshmitarëve okularë, mjeti ka qenë duke lëvizur me shpejtësi të madhe, kur është përmbysur dhe është përplasur me disa bordura të trotuarit.

Policia Rrugore greke ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarje tragjike. Të tre të rinjtë e tjerë janë në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa vetëm njëri prej tyre ka pësuar dëmtime të lehta.

3
4
5
6
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.