E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Adoleshenti u përplas me murin, ky është 17-vjeçari shqiptar që humbi jetën në Itali
Lajme

Adoleshenti u përplas me murin, ky është 17-vjeçari shqiptar që humbi jetën në Itali

Një aksident fatal me motor i ka marrë jetë një adoleshenti shqiptar në Itali.Viktima është 17-vjeçari Alen Karaboja, raportojnë mediat italiane.

Aksidenti ndodhi mbrëmjen e së shtunës në zonën e Bienno të provincës së Breshias.

I riu po udhëtonte me motor rreth orës 23:00 të së shtunës së bashku me një shokun e tij 15-vjeçar kur humbi kontrollin e mjetit dhe u rrëzua në tokë duke u përplasur me murin.

Pasagjeri 15-vjeçari mbeti i plagosur, ndërsa Alen Karaboja fatkeqësisht humbi jetën, vdekja e adoleshentit shqiptar ka hidhëruar të gjithë komunitetin lokal në Itali.

Në vendin e aksidentit, të afërm dhe miq vendosën lule dhe një pankartë ku shkruhej, “Alen do të mbetesh gjithmonë në zemrat tona”.

Një reagim në Instagram bëri edhe vëllai i madh i Enios:

“Do të të dua gjithmonë vëllai im i vogël. Ti je gjysma ime tjetër dhe gjithmonë më ke mbushur zemrën me gëzim. Çdo ditë do të shikoj qiellin dhe do të të përshëndes.

Do më mungosh shumë, më shiko dhe më mbro nga lart”.

Dy të rinjtë kanë qenë në një festë përpara se të aksidentoheshin me motor, policia italiane do të hetojë shkaqet e aksidentit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.