Aeroportet më mbresëlënës në botë

Aeroportet më të bukura në botë janë të vendosura në qytete të mëdha si Tokio dhe Hong Kong por dhe në destinacione të vogla si Incheon.
Shumë aeroporte amerikane janë nga më të mirët, por disa nga aeroportet homologe në qytete të ndryshme të botës janë shumë mbresëlënës. Pavarësisht nëse ndodhen në qytete të mëdha si Hong Kongu dhe Tokio, apo në vende më pak të shquara, aeroportet më të bukura në botë kanë veçori mahnitëse arkitekturore dhe shërbime si kurse golfi dhe kinema. Këta janë 14 aeroportet më të bukura në botë.
Aeroporti Adolfo Suárez Madrid–Barajas — Spanjë

Fluturimet e para tregtare nga ky aeroport janë kryer në 1933. Një terminal i ri u ndërtua në vitin 2006 dhe aeroporti është përdorur nga mbi 50,000,000 udhëtarë në dy vitet e fundit.
Aeroporti Ndërkombëtar i Vankuverit — Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Vankuverit është aeroporti që ju mund të dëshironi të vizitoni edhe nëse nuk keni një fluturim që kalon atje. Përveç koleksionit të skulpturave që ai disponon, aeroporti ka ekspoze të shumta akuariumesh.
Aeroporti Changi i Singaporit

Aeroporti Ndërkombëtar i Singaporit Changi është zgjedhur si aeroporti më i mirë në botë nga faqja e konsumatorit të aviacionit Skytrax për pesë vjet me radhë. Është e lehtë për të parë pse, pasi lehtësitë e aeroportit përfshijnë kopshte të shumta, teatër, kinema dhe një pishinë.
Aeroporti Ndërkombëtar i Kuala Lumpur— Malaisia
Me mbi dhjetë salla luksoze dhe një qendër masazhesh, Aeroporti Ndërkombëtar i Kuala Lumpurit u jep udhëtarëve shumë mundësi për t’u çlodhur para fluturimeve të tyre.
Aeroporti i Munich — Germany

Përveç shërbimeve që ju ofrojnë udhëtarëve, Aeroporti i Mynihut gjithashtu ka një hapësirë për evente. Aeroporti ka organizuar gjatë viteve evente si surfing dhe biking.
Aeroporti Ndërkombëtar Heydar Aliyev— Azerbaixhan

Aeroporti Ndërkombëtar Heydar Aliyev është përdorur nga mbi 4 milionë udhëtarë në 2016.
Aeroporti Ndërkombëtar Shenzhen Bao’an— Kinë

Terminali 3 i Aeroportit Ndërkombëtar Shenzen Bao’An kishte për qëllim të evidentonte një rreze manta, sipas arkitektit Massimiliano Fuksas. Gjatë gjithë terminalit, tavani është projektuar të duket si një hoje blete.
Aeroporti Ndërkombëtar Hong Kong-ut
Aeroporti Ndërkombëtar i Hong Kongut ju ofron udhëtarëve të biznesit një kurs golfi me nëntë vrima që plotëson standardet e Shoqatës të Golfit të SHBA-së. Ata udhëtarë që kanë qëndrime të gjata mund të përfitojnë nga kinemaja IMAX e aeroportit.
Aeroporti Ndërkombëtar Hamad— Katar

Aeroporti Ndërkombëtar Hamad u ndërtua për një dekadë dhe për të u shpenzuan 16 miliardë dollarë. Disa pjesë të brendshme të saj duken si një muze modern arti.
Aeroporti Ndërkombëtar i Dubai— Emiratet e Bashkuara Arabe
Në vitin 2016, Aeroporti Ndërkombëtar i Dubait ishte më i ngarkuari në botë me 83.6 milionë pasagjerë.
Aeroporti Ndërkombëtar i Pekinit — Kinë

Ndërkohë që është aktualisht një nga aeroportet më mbresëlënëse të Kinës, Aeroporti Ndërkombëtar i Pekinit Capital mund të mbetej në hije nga aeroporti i ardhshëm i Pekinit Daxing, i cili do të hapet më 2019.
Aeroporti Menara në Marrakesh — Marok

Aeroporti i Menara në Marrakesh përmban një numër karakteristikash mahnitëse arkitekturore, siç është kupola e xhamit që shihet në foto.
Aeroporti Ndërkombëtar i Incheon — Korea e Jugut

Aeroporti Ndërkombëtar Incheon i Koresë së Jugut ka pajisje të klasit të parë, duke përfshirë dushe pa pagesë, karrige masazhesh, dhe zona për të fjetur.
Aeroporti Haneda — Japoni
Aeroporti Haneda në Tokio është i njohur për varietetet të ndryshme shumë cilësore të ushqimit. Seksione të aeroportit ku ofrohet sushi dhe ëmbëlsirat janë të projektuara për të tërhequr klientët që nuk kanë fluturime.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




