E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Aeroporti i Vlorës, Karakaçi u tregon “muskujt” Pacollit dhe Ademit
Lajme

Aeroporti i Vlorës, Karakaçi u tregon “muskujt” Pacollit dhe Ademit

Ultimatumi i ministrit: Keni 30 ditë afat të zgjidhni mosmarrëveshjet

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikës ka ndërhyrë zyrtarisht në konfliktin mes kompanive që po zbatojnë projektin e Aeroportit të Vlorës, duke u kërkuar palëve të zgjidhin mosmarrëveshjet brenda 30 ditëve për të shmangur bllokimin e punimeve.

Përmes një komunikimi zyrtar, ministri Enea Karakaçi u ka kujtuar kompanive “MABCO” dhe “2A” se përplasjet mes ortakëve nuk mund të cenojnë vijimin e një projekti që konsiderohet me rëndësi kombëtare dhe interes publik.

Në letrën drejtuar dy kompanive, Ministria kërkon nisjen e menjëhershme të një procesi të përbashkët negociimi për zgjidhjen e konfliktit, duke vendosur si afat maksimal 30 ditë nga data e njoftimit.

“MIE kërkon që palët të iniciojnë një proces të përbashkët për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes tyre, proces i cili duhet të përfundojë brenda 30 ditëve”, thuhet në dokumentin zyrtar.

Ministria shprehet e gatshme të bashkëpunojë me kompanitë për garantimin e zbatimit të kontratës koncesionare, por paralajmëron edhe masa të tjera në rast se situata nuk zgjidhet brenda afatit të përcaktuar.

Sipas ministrit Karakaçi, nëse mosmarrëveshjet vijojnë, shteti do të përdorë të gjitha instrumentet ligjore dhe kontraktuale për mbrojtjen e interesit publik dhe të projektit strategjik.

Zhvillimi vjen vetëm pak ditë pasi Gjykata e Lartë rrëzoi vendimin që kishte kufizuar të drejtat e shoqërisë “MABCO” në kompaninë “Vlora International Airport”. Trupa gjykuese pranoi rekursin e kompanisë, duke hedhur poshtë kërkesën për masë sigurimi të paraqitur nga VIA dhe “A2 Group”.

Konflikti mes palëve ka krijuar pasiguri mbi ecurinë e projektit të Aeroportit të Vlorës, një nga investimet më të rëndësishme infrastrukturore të viteve të fundit në Shqipëri.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.