Afrim Krasniqi flet për zgjedhjen e presidentit: Edhe Big Brother është më serioz!
Studiuesi Afrim Krasniqi ka folur në tryezën e thirrur për konsultime për postin e presidentit se është fyerje t’u kërkohet qytetarëve të dërgojnë emrin e kandidatit me anë të e-mailit.
Krasniqi është shprehur se procedura për zgjedhjet e presidentit kërkon solemnitet ndërsa shtoi se ai është një post shumë më i madh se kostumi që ka veshur politika sot.
“Është fyerje të na kërkohet të dërgojmë emrin e kandidatit me anë të e-mailit. Kur kam parë politikanë që kanë thënë që kriter themelor është fakti që presidenti duhet të jetë shqiptar dhe mbi 40-vjeç. Në parlament në vitin 2002 ka bërë një zgjedhje shumë të mirë. Por ne kemi bërë prapakthehu në procedura. Unë mendoj që procedura për zgjedhjen presidentit kërkon solemnitet. Presidenti ka një rol specifik në fushën e sigurisë dhe çështjen e politikës së jashtme.
Është një post shumë më i madh se kostumi që ka veshur sot politika. Është një çmenduri në rrjetet sociale që kushdo që zgjohet në mëngjes mund të bëhet president. Kjo ia ul autoritetin këtij institucioni. Ju ftoj ta merrni me rezerva historinë e zarfeve dhe facebokut. Në lidhje me aktualitetin është normale që maxhoranca ka më tepër vota. Edhe Big Brother është më serioz
Shqipëria ka nevojë që maxhoranca të reflektojë. Ndjehemi të veçuar nga praktikat e ndryshme europiane. Gjërat e partive janë brenda partisë dhe shteti duhet të funksionojë me misione. Një nga kriteret që vlen është forca morale. Forca morale bazohet në standarde morale. Askush nuk pret që asnjë zyrtar të jetë subjekt i dosjeve kriminale”, tha ai.
Krasniqi deklaroi se palët politike duhet ta kapërcejnë vetveten për t’u bërë pjesë e këtij procesi pasi secila prej tyre ka detyrimin të ulet në konsultime.
“Nuk presim të na vijë dikush nga lart të bëhet president i Shqipërisë dhe të shpëtojë Shqipërinë. Për ta bërë institucionin e presidentit më dinjitoz duhet një paketë. Nëse na lejoni në mënyrë simbolike dua të kthej një deklaratë të 5 viteve më parë. Unë shpresoj shumë të kapërcejmë vetveten. Secila palë ka detyrën ligjore për t’u konsultuar. Le të shpresojmë që produkti të jetë në nivelin mesatar të pritshmërive që ne kemi”, u shpreh Krasniqi.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



