E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Afrim Qendro ‘merr në dorë timonin’ e IKMT-së
Lajme

Afrim Qendro ‘merr në dorë timonin’ e IKMT-së

Vetëm pak ditë pasi u lirua nga detyra e Prefektit të Qarkut të Tiranës, Afrim Qendro është emëruar në krye të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT). Ai merr drejtimin e këtij institucioni në vend të Dallëndyshe Bicit, e cila u largua nga detyra në fund të muajit janar.

Afrim Qendro ka një karrierë të gjatë në administratën publike dhe në strukturat politike të Partisë Socialiste. Ai ka mbajtur më herët detyrën e koordinatorit elektoral të PS-së në qarqet e Tiranës dhe Vlorës, si dhe ka qenë anëtar i Asamblesë Kombëtare dhe i Asamblesë së Tiranës.

Gjatë viteve të fundit, Qendro ka ushtruar disa funksione drejtuese në institucione të rëndësishme. Ai ka qenë drejtues i Ndërmarrjes Nr.1 në Bashkinë e Tiranës, më pas drejtues i Inspektoratit Ndërtimor të Tiranës dhe drejtues i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH). Në vijim, ai ka mbajtur edhe postin e nënkryetarit të Bashkisë së Vlorës, ndërsa së fundmi shërbeu si Prefekt i Qarkut të Tiranës.

Nga ana tjetër, Dallëndyshe Bici u largua nga drejtimi i IKMT më 26 janar, pas rreth 18 muajsh në këtë detyrë. Me emërimin e ri, Afrim Qendro rikthehet në një institucion që lidhet drejtpërdrejt me kontrollin e territorit dhe zbatimin e ligjit në fushën e ndërtimeve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.