Agjencia e njohur e Brukselit EurActiv shprehet se Shqipëria ka një pengese të madhe që nuk e lejon përparimsinë e saj
Pengesa më e madhe e Shqipërisë në negociatat e anëtarësimit është sundimi i ligjit, reforma gjyqësore e mbështetur nga BE filloi në Shqipëri në vitin 2016 dhe parashikon vetingun e të gjithë prokurorëve dhe gjyqtarëve në vend. Megjithatë, procesi ishte i ngadaltë dhe u përball me pengesa të shumta.
Pak më shumë se gjysma e anëtarëve të gjyqësorit janë kontrolluar. Gjysma e tyre ose kanë dhënë dorëheqjen ose janë shkarkuar. Kjo ka bërë që Gjykata Kushtetuese dhe ajo e Lartë të ngecin për dy vite, duke krijuar një stok prej dhjetëra mijëra çështjesh.
Në vitin 2021, u zgjat mandati për vazhdimin e reformës, ndonëse sipas disa anketave të pavarura, besimi i qytetarëve te ky proces po zvogëlohet çdo vit. Për më tepër, gjyqësori është ende duke u përballur me vonesat dhe mijëra çështje penale dhe civile që nuk kanë akses në drejtësi.
Për ata që janë shkarkuar për shkak të mospërputhjeve me pasurinë e tyre dhe problemeve me korrupsionin, mungesa e ndjekjeve penale, e lëre më pas e dënimeve, ka ndezur zemërim në shtëpi dhe në Bruksel”, shkruan EurActiv .
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



