E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Agjenti shqiptar i UDB-së, Ekzekutimi mafioz në Ekuador me gruan
Bota

Agjenti shqiptar i UDB-së, Ekzekutimi mafioz në Ekuador me gruan

Si iu fut rrugës së kokainës (DETAJET)

Viktima është Fadil Kaçaniç bashkë me të shoqen Fatime.

Kjo është vrasja e tretë e shqiptarëve në Ekuador brenda një kohe të shkurtër, një vend ky ku mafia shqiptare ka krijuar një bazë të fortë.

64-vjeçari, ka qenë agjent sekret i UDB-së jugosllave, por pas pensionimit është lidhur me grupe shqiptarësh nga Kosova që i kanë kërkuar të blinte kokainë nga kolumbianët.

Kaçaniç mësohet se ka vite që është njeriu i cili porosit drogën që menaxhojnë shqiptarët në Europë.

Vrasja e tij është një shenjë shumë e rëndë, pasi për të nuk ka pasur asnjë problem për mbi 15 vjet, ngaqë ka qenë një profesionist në diplomaci dhe marrëveshjet me palët.

Kaçaniç (Kaçaniku) dhe bashkëshortja e tij 63-vjeçare, Fatime, u gjetën të vrarë në rrugë por mësohet se janë ekzekutuar më parë në banesë.

Ata u gjetën të vdekur në një zonë të banuar pranë qytetit të Guajakilit, në perëndim të vendit.

Kaçaniç u qëlluar për vdekje me tre plumba, ndërsa bashkëshortja ishte goditur me sende të forta.

Trupat e tyre u gjetën pranë një autostrade jo shumë larg vendit ku banonin dhe hetuesit thanë se bëhet fjalë për disa pjesëmarrës në krim, të cilët hynë në shtëpinë e tyre të veshur si policë.

Pasi i vranë, ata u kishin marrë edhe një shumë të madhe parash, që Kaçaniç mësohet se i kishte përfituar nga trafiku i drogës.

Shqiptari i Malit të Zi mësohet se ishte një njeri kyç  dhe më i besuari i kartelit që furnizonte bashkëatdhetarët e tij me kokainë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.