E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Agron Llakaj përlot rrjetin me rrëfimin për bashkëshorten e ndjerë
Showbiz

Agron Llakaj përlot rrjetin me rrëfimin për bashkëshorten e ndjerë

“E përcolla si nuse të bukur”

Aktori i dashur për publikun, Agron Llakaj, ka ndarë një rrëfim prekës për periudhën më të vështirë të jetës së tij, humbjen e bashkëshortes, Konstandina, e cila ndërroi jetë një vit më parë pas një sëmundjeje të rëndë.

Në një intervistë të sinqertë në “Podcast me Grida Dumen”, Llakaj foli ndër lot për dhimbjen që e shoqëron çdo ditë dhe për momentet e fundit me bashkëshorten, që ai e quan “dashurinë e jetës sime”.

“Unë jam i vetmi njeri që nuk mora amanet nga Konstandina. Nuk pranova. Nuk e pranoja që ajo duhet të më linte,” tha ai me zërin që i dridhej nga emocionet.

Agroni kujtoi udhëtimin e fundit në Turqi, kur kuptoi se gjendja e saj ishte përkeqësuar ndjeshëm.

“Kur ikëm herën e fundit, thikën e mora unë. Doktori më tërhoqi mënjanë dhe më tha se mbaroi. I thashë: ‘Po ti më the 5-6 vjet’. Nuk dua të flas për sa kemi shpenzuar… çdo gjë do ta shisnim për ta shpëtuar jetën e saj.”

Aktori tregon se për muaj me radhë është munduar të fshehë dhimbjen e tij për të mos i humbur shpresat Konstandinës:

“Dilja në emision, qeshja me shpirt në ekran, që ajo të thoshte: ‘Ai qesh, unë jam mirë.’ Nuk mungoi e qeshura në shtëpinë tonë deri në momentin që ajo shkoi në spital.”

Një nga momentet më prekëse që Llakaj ndau, ishte ai i lamtumirës:

“I kërkova vajzës, Alkidës: ‘Zemra e babit, mami e meritonte të ikte si nuse e bukur. Dua t’i bësh grim profesional’. Ne kemi qëndruar aty të dy, duke qarë dhe duke e grimuar. E përcollëm siç ishte gjithmonë, e bukur.”

Pas ndarjes nga jeta të Konstandinës, Agroni pranoi se për një vit të tërë nuk ka fjetur në krevatin bashkëshortor.

“Kam fjetur në sallon, përballë fotos së saj. I thosha ‘natën e mirë’ dhe ‘mirëmëngjes’. Kërkoj prezencën e saj çdo ditë. Nuk ishim perfektë, por dashuria jonë ishte aq e madhe sa asgjë nuk na ndau.”

Ai shtoi se pas humbjes kaloi një periudhë të errët, ku shpesh ndjente se nuk kishte më arsye për të jetuar.

“Në shumë ditë e netë nuk kam dashur të jetoj. Doja t’i bashkohesha. Fëmijët më janë përgjëruar: ‘Babi, jemi ne’. Atyre u mungon në mënyrën e tyre, por mua më mungon aq shumë sa nuk i vë dot masë.”

Ky rrëfim i sinqertë i aktorit preku zemrat e mijëra ndjekësve, të cilët e kanë mbështetur me fjalë ngushëlluese dhe dashurie për forcën dhe ndjeshmërinë e tij.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.